Kujtojme Artisten e Popullit, Xhanfize Keko, regjizore dhe skenariste e mirenjohur shqiptare

Xhanfize Keko, Artiste e Popullit, regjizore dhe skenariste e mirenjohur shqiptare, lindi në qytetin e Gjirokastres më 27 Janar të vitit 1928.

Nga  viti 1945 ajo do të fillojë punën si bileta-shitëse pranë kinema “Republikës”.Falë kësaj punë ajo do të zbuloj kinematografinë dhe do të dashurohet pas saj. Kështu në filmin 1950 do të fillojë punë në Ndërmarrjen Kinematografike dhe së bashku në një grup prej shtatë vetash, ku dallohen Endri Keko, Petraq Lubonja, Sokrat Musha, Jani Nano, Koço Tollko, etj, kryen një specializim në Moskë (Rusi), ku do të njohë edhe shokun e vet të jetës regjisorin e njohur Endri Keko. Me kthimin i saj në Atdhe në vitin 1952 do të jetë një nga shtatë themeluesit e Kinostudios “Shqipëria e Re” ku ajo fillimisht e nis punën si montazhiere dhe më pas si regjisore të filmave dokumentarë.

Filmat i saj të parë si regjisore e montazhiere do të jetë në vitin 1952 me dokumentarin “Festivali Folklorik” dhe “Kongresi i 3 i PPSH-së”. Pas një përvoje dhe eksperience gati 20-të vjeçare ajo realizon si regjisore filmin e saj të parë për fëmijë duke qenë dhe e para regjisore në Shqipëri. Kështu në vitin 1971 nisin xhirimet e filmit “Kryengritje në pallat” që do ti jepet publikut në vitin 1972. Më tej do të vazhdonin filma të tjerë si “Mimoza llastica”, “Beni ecën vetë” film i cili do të vlerësohet me Kupën e Festivalit të Parë të Filmit Shqiptar, “Tomka dhe shokët e tij”, “Pas gjurmëve”, “Një vonesë e vogël”, “Taulanti kërkon një motër” etj. Filma këto që do ta bënin të njohur dhe të dashur si për publikun e vogël por edhe për atë të rritur.

Me këto filma Xhanfize Keko do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivale të ndryshme Ndërkombëtare ku do të vlerësohet me Çmime e Tituj duke qenë kështu dhe regjisorja e parë shqiptare që do të ketë vlerësime ndërkombëtare. Kështu : filmi “Beni ecën vetë” do të marrë “Medaljen e Nderit” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival”, në Itali, në vitin 1976 dhe Çmimin e “Organizatës së Pionierit” si “Filmi më i Mirë për Fëmijë” në Festivalin e Filmit në Beograd, filmi “Tomka dhe shokët e tij” në vitin 1978 në Festivalin e Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifone të Italisë fiton Çmimin Special, filmi “Pas gjurmëve” në vitin 1979 fiton Medaljen e Presidentit të Republikës Italiane, filmi “Kur po xhirohej një film” në vitin 1983 vlerësohet me “Medaljen e Argjendtë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival”në Itali. Por edhe në Atdhe ajo do të vlerësohej për punë e saj të madhe në kinematografinë për fëmijë. Kështu përveç Kupës së Festivalit për filmin “Beni ecën vetë” do të vlerësohet në Festivalin e Tretë të Filmit Shqiptar në vitin 1979 me “Çmimin e Tretë” për filmin “Pas gjurmëve”. Do të vlerësohet me “Çmimin e Madh të Republikës” në vitin 1979. Në vitin 1979 do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar” ndërsa 5 vjet më vonë do ti jepej edhe titulli i lartë “Artiste e Popullit”
E martuar me regjisorin e njohur Endri Keko ishte nëna e dy fëmijëve e Teodorit, shkrimtarit të njohur, të ndarë para kohe nga familja e tij dhe e Ilirit.
Ndahet nga jeta në 22 Dhjetor 2007.
Për nder të saj Çmimi Special i Festivalit të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni-Albania” është titulluar “Çmimi i Madh “Xhanfize Keko” ”.

Keshilli Bashkiak i Gjirokastres e ka nderuar me titullin e larte Qytetare Nderi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

kRegjisore
Filma Artistik
1984 — Taulanti kërkon një motër
1982 — Një vonesë e vogël
1981 — Kur xhirohej një film
1980 — Partizani vogël Velo
1978 — Pas gjurmëve
1977 — Tomka dhe shokët e tij
1976 — Tinguj lufte
1975 — Beni ecën vetë
1974 — Qyteti më i ri në botë
1973 — Mimoza llastica
1972 — Kryengritje në pallat
1971 — Abc… zh

Film Dokumentar
1976 — Malësorët pas komisarëve
1976 — Me popullin për popullin
1972 — Kongresi i 6-të i P.P.Sh-së
1972 — Shkolla, tingujt, ngjyra
1970 — Tingujt dhe fëmijët
1969 — Nga Festivali Artistik i Fëmijëve
1968 — Lart flamujt e aksioneve
1968 — Kalitemi nëpërmjet aksioneve
1967 — Ata çajnë përpara
1967 — Gra heroike shqiptare përpara
1967 — Kalitemi për mbrojtjen e Atdheut
1966 — Miqësi e madhe, unitet luftarak
1963 — Tregim për njerëzit e punës
1961 — Ringjallja
1952 — Kongresi i 3 i PPSH-së
1952 — Festivali Folklorik

Regjisore Montazhi
Film Artistik
1978 — Pas gjurmëve
1977 — Tomka dhe shokët e tij
1975 — Beni ecën vetë
1974 — Qyteti më i ri në botë
1969 — Plagë të vjetra
1967 — Ngadhënjim mbi vdekjen
1966 — Oshëtimë në bregdet

Film Dokumentar

1970 — Tingujt dhe fëmijët
1969 — Nga Festivali Artistik i Fëmijëve
1967 — Ata çajnë përpara
1967 — Gra heroike shqiptare përpara
1967 — Kalitemi për mbrojtjen e Atdheut
1963 — Tregim për njerëzit e punës
1961 — Ringjallja
1952 — Kongresi i 3 i PPSH-së
1952 — Festivali Folklorik

Skenariste
Film Artistik
1984 — Taulanti kërkon një motër
1982 — Një vonesë e vogël
1981 — Kur xhirohej një film

Çmime e Tituj
1984
Artiste e Popullit
1983
Medaljen e Argjendtë
për Regjinë e filmit “Kur po xhirohej një film”
në Festivalin e XIII-të Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival”në Itali në vitin 1983
1979
Artiste e Merituar
1979
Çmimin e Madh të Republikës
1979
Çmimin e Tretë
për Regjinë e filmit “Pas gjurmëve”
në Festivalin e III-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 21 deri në 28 prill të vitit 1979.
1979
Medaljen e Presidentit të Republikës Italiane për Regjinë e filmit “Pas gjurmëve” në vitin 1979.
1979
Medaljen e Argjendtë për Regjinë e filmit “Pas gjurmëve”
në Festivalin e XI-të Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj (Giffoni Film Festival) të zhvilluar në Giffoni Valle Piana, në provincën e Salernos (Itali) në vitin 1979.
1978
Çmimin Special për Regjinë e filmit “Tomka dhe shokët e tij”
në Festivalin e VIII-të Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj (Giffoni Film Festival) të zhvilluar në Giffoni Valle Piana, në provincën e Salernos (Itali) në vitin 1978.
11 Prill 1976
Kupën e Festivalit për Regjinë e filmit “Beni ecën vetë”
në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 5 deri në 11 Prill të vitit 1976.
1976
Çmimin e “Organizatës së Pionierit” si “Filmi më i Mirë për Fëmijë” për Regjinë e filmit “Beni ecën vetë” në Festivalin e Filmit të zhvilluar në Beograd, Jugosllavi në vitin 1976.
1976
Medalje Nderi për Regjinë e filmit “Beni ecën vetë”
në Festivalin e VI-të Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj (Giffoni Film Festival) të zhvilluar në Giffoni Valle Piana, në provincën e Salernos (Itali) në vitin 1976.

1975
Çmimi i Republikës Klasi i I-rë për Regjinë e filmit “Beni ecën vetë”. Shiko më pakNjë ditë në qytetin magjik të Gjirokastrës
18 TETOR, 2020 – 12:27 PM