Kujtime të bukura nga jeta në kopshtin e femijëve të Pazarit të Gjirokastrës ku drejtoreshë ishte Shpresa Kozma

Kjo foto i perket nje viti shume te larget.Shenim pas saj nuk ka.

Tania Lili na e ka derguar per gjirokastraonline.

Jane femije te kopshtit qe ndodhej ne godinen mbas pastiçeri Tirana ne zonen historike te pazarit te Gjirokastres.

Femijet ne foto sot jane te rritur dhe kane krijuar familje, kane femije, jane bere me niper e mbesa dhe, duke njohur veten, me siguri thone: “Ja si isha i vogel, ja si jam tani, si ikin vitet!”

Per kureshtjen tuaj, po themi vetem emrin e drejtoreshes se kopshtit Shpresa Kozma.

Ne foto jane femijet e 3 grupeve bashke, nga grupi me i vogel tek me i madhi dhe edukatoret.

I kemi, po nuk po i zbulojme emrat e edukatoreve dhe femijeve!

Hajde, vini kujtesen ne pune, kujtoni dhe “prapesite” e moshes se vogel se keto te sotmet, te moshes se madhe, dihet, mungon guximi per t`i treguar!
.