Kujtime dhe poezi per xha Bexhetin qe mjekra e bardhe i vajti tre pellembe- nga Violeta Anastasi Muço

Ne krye te nje sokaku me gure… jetonte nje burre i vetmuar…. Edhe sot nuk e di te plote historine e tij… Por une do te tregoj anen time emocionale prej femije…
Isha shume e vogel dhe e shikoja gjithmone vetem kur shpinte tepsine me kulac qe e bente vete ne furrin e lagjes per te pjekur! Me ngjallte meshire veshtrimi i tij plot embelsi e trishtim!
Pyesja gjithmone nenen dhe syte me mbusheshin me lot kur ajo me thoshte qe s’ kishte njeri…
Nje dite ai nuk po ja dilte dot!!!
Mjekra e bardhe i vajti tre pellembe si dervishet e Teqese! Keshtu qe pasi e rruajti xhaxhai tim… e cuan ne Azile ku vdiq pas disa vitesh…..
Vite me vone e kujtova me nenen plot me nostalgji. Dhe ajo me shkriu se qeshuri kur me tregoi dicka qe nuk e mbaja mend aq e vogel isha due aq shume e meshiroja sa i pata thene nenes : Kur te rritem do martohem me Xha Bexhetin, ti bej kulacin e ti laj qilarin te shkretit se nuk ka njeri!
Qesha me te madhe se nuk i mbaja mend keto fjale shpirti te dlire femijnor…..
XHA BEXHETI
Ate njeri te heshtur,
Ndermend e kam dhe sot…
Perjete ne kujtese me ka mbetur,
Dhe vitet se shuan dot!
E vogel isha atehere kur ,
Kur zemera me dridhej,
Per ate njeri te mjere…
Nje lemsh ne fyt me mblidhej!!!
Kujtoj si neper enderr,
Kur dilte ne mehalle…
Kishte nje veshtrim te embel…
Ky njeri me zemer te bardhe!!
Qylafi i bardhe si bore…
Si suvenir pastertie
Hapat i shtrinte dalngadale…
Ne gjurme…. fisnikerie!
Vetem rronte fillikat…
Mu ne krye te sokakut,
Por vitet pak nga pak,
Ja shtuan mi si è tu plakut!!!
Vjen nje dite qe sjell ndermend..
Xha Bexhetin me se pashe…..
Emri i tij pak u permend….
Thelle…ne mendime rashe!
Atehere pak kuptoja…
Sa hidherime ka kjo jete,
Por me kohe e mesova,
Vetmine qe ne shpirt te vret!
………………
.Xha Bexheti ne Azile
Jetoi per vite me shoke,
Por peng perjete i mbeti,
Shtepia dhe nje cope toke!
Kur nje dite shpallja doli….
Mbylli syte Xha Bexheti
Gjithe njerzia e percolli….
Per kiamet dhe qielli rrodhi!!
PS. Miq ju uroj nje dite te bukur dhe jetojeni cdo dite si te fundit me familjen tuaj. Ajo eshte dhurata me è shtrenjte qe kemi!