Kujtesë/Vajzat gjimnaziste të ansamblit të këngëve dhe valleve te gjimnazit"Asim Zeneli"

Aktivitetet masiv te shtepise se Kultures ne qytetin e Gjirokastres dikur ishin te mire organizuara , me pjesemarrje te gjere te rinise puntore dhe shkollore.

Fotua qe kemi percjelle flet per ansamblin artistik te shkolles se mesme Asim Zeneli, pas takimit midis shkollave te rrethit.

Me nxenesit jane dhe muzikantet Roland Çene dhe Niko Naka qe punonin ne shtepine e kultures dhe ndiqnin aktivitetet muzikore, me kontribute te vecanta ne levizjen kulturore muzikore dhe folklorike te qytetit, krijues e te papertuar ne zbulimin dhe pergatitjen e talenteve te reja ne fushen e kenges, valles, etj.

Menaxheret e kultures bashkepunonin me punonjesit e muzikes qe ndiqnin ecurine e takimeve artistike muzikore, folklorike, te koreve,ansambleve, grupeve te kengeve dhe valleve, kengetaret amatore etj.

Ne programin kulturor e artistik te cdo viti ishin disa veprimtari si festivalet e kenges me te rinjte e te rejat puntore, te shkollave te mesme dhe universitetit.

Fshati kish program tjeter jo dhe aq te ngarkuar sa qyteti ne kete fushe, po kombinime beheshin ne takimet e perbashketa ne shkalle rrethi, programet ne skenen e pallatit te kultures dhe ate ne sheshin e Çerçizit.