Kujtesë/ Specialistët duarartë që kanë restauruar Pazarin dhe shtëpitë monumente të Gjirokastrës

Kujdesi per qytetin e Gjirokastres ka qene i  vazhdueshem nga koha kur u mor ne mbrojtje ne vitin 1961 dhe u shpall Qytet-Muze dhe deri afer vitit 1990.

Per mbrotjen e saj, restaurimin e qendres historike dhe objekteve te tjera monumente kulture u ngrit edhe ndermarrja e Ateljes ku per vite me radhe drejtor ka qene Ndreko Lulo.

Ne foton qe po percjellim dhe qe ia kemi marre” borxh” Fatmir Menes jane punonjesit dhe specialistet e ndermarrjes, shumica e te cileve njihen dhe sot nga banoret e Gjirokastres se nje pjese e tyre edhe pse nuk banonin me familje ne qytet punonin per restaurimin e shtepive te vjetra dhe monumenteve te kultures.

Puna e kesaj ndermarrjeje ka qene e lavderueshne sepse ne krye ka patur inxhiniere te profilizuar dhe organizatore te mire ashtu dhe mjeshtra ne punimin e gurit, te drurit, shtrimin e çative etj.

Gjate tre dhjetevjecareve ne qytet eshte nderhyre me punime restauruese ne rreth gjysmen e monumenteve, sipas kriteresh bashkekohore restauruese, ka shkruar prof.Emin Riza.

Prof. Emin Riza ka vleresuar punen e specialisteve te ndermarrjes, por eshte shprehur edhe per banoret e Gjirokastres, shpesh duke sakrifikuar, kane bere te veten domosdoshmerine per ruajtjen e kesaj pasurie kombetare,duke dhene keshtu edhe ne kete rast, shembullin e prekshem te kultures se larte qytetare e kombetare njeherazi.

Por pas viteve 90 aktiviteti i kesaj ndermarrjeje u zbeh dhe restaurimet u nderprene me pasoja keto ne humbjen e vlerave kulturore.

Me perfshirjen e qytetit ne listen e pasurise Boterore filloi nje pune e mire per vleresimin dhe restaurimin e Qendres Hostorike, ndertimin e kalldrermeve te reja etj.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com