Kujtesë/ Radiot "Iliria" me këngë, valle dhe kaba

Prodhimi i radios “Iliria” e ka nje histori qe lidhet me Uzinen e Radios dhe Televizoreve qe ishte ne Durres.

Sa dime, prodhimi i pare fillon me vitin 1965.

Radiot e para u pagezuan “Durrësi 1”, Durrësi 2” dhe me pas “Iliria”.

Radiot “Iliria” dolen me te fortat. U shperndane me mijera ne gjithe vendin. Njerezit hiqnin nje leke menjane dhe e blenin, ndersa barinjve, qe te degjonin” zerin e partise” u jepej dhe falas, si shperblim per pune te mire.

Ne Uzinen e radiove dhe Televizoreve ne Durres u prodhuan disa dhjetëra tipe radiosh, televizorësh, magnetofonësh, stabilizatorësh e aparatesh të tjera matjeje, kontrolli, komandimi etj., duke plotësuar gjerësisht nevojat e vendit. Në më shumë se 5 mijë m² shtrihej uzina në të cilën u punësuan 1500 teknikë e specialistë.

na kujtohen emrat e televizoreve  Iliria dhe Adriatik, te tjera jo se tani ato kane mbetur vetem ne kujtese.Disa dhe mund t`i kene, po menjane , per kujtime, si radio “Iliria”.