Kujtesë për Selamin e Zabites që bënte humor dhe vizonte fushën e basketbollit në Bashte të Teqesë

Kjo foto na kujton Selamin e Bashtes se Teqese qe shoqeria e tij e ngushte e quante dhe Selami i Zabites.

Selami i mire dhe i urte , femije, rini e ne plakje ishte figure publike per Gjirokastren.Vertete bente pune te thjeshte por te respektuar.

E kujtojme ne mirembajtjen e dy fushave, te volejbollit dhe basketbollit ne Bashte te Teqese. I varfer ne ekonomi po i mire ne shpirt dhe i sjellur me te gjithe, me buze ne gaz.

Nuk ishte nopran edhe kur rrinte tek porta per grisjen e biletave. E dinte kush kish leke e kush jo dhe bente leshime,po jo ne sy te Ruhiut qe ishte pergjegjes dhe kerkonte llogari.

Selami ishte mjeshter ne vizimin e fushes po jo ne aftesite dhe cilesite ne shpejtesi si Ruhiu, se nga ai kish kopjuar!

Nuk e hiqte nga dora kutine e mbushur me pluhur te bardhe, gelqere si miell me te cilen vizonte ne minutat e pushimit te ndeshjeve.

Kishte lezet edhe me llastike ne dore kur potiste fushen. Ai kujdesej dhe per mirembajtjen e dhomave te zhveshjes dhe veshjes se lojtareve. Rrinte dhe tek dera kur ne to pergatiteshin per loje vajzat e volejbollit e basketbollit.

Ata qe e ndimonin Selamin ne punet e tij, merrnin si shperblim per dy apo me shume ore ndonje top volejbolli e basketbolli, luanin sa beheshin uje ne djerse.

Selami sherbeu edhe ne fushen e vjeter dhe ne stadiumin e qytetit, bashke me Janin dhe Bertin, te specializuar ne mirembajtjen e terreneve sportive.

Ne mirembajtjen e fushave ne Bashte te Teqese punoi vitet me te shumta, po nderoi pune me vone, ne palestren e gjimnnzit dhe kaldajen e spitalit.

Selami ishte tip, shakaxhi,bente dhe pranonte humor, por vitet e fundit te jetes edhe vuajti ekonomikisht dhe fizikisht, bente dhe gjelpera per qetesimin e dhimbjeve ne gju po nuk u nda nga shoqeria dhe “buka e vjeter” qe e donte dhe respektonte.

I paharruar kujtimi i tij!

!