Kujtesë/ Në foto, punëtorë e specialistë të fabrikës së lëkurë-këpucëve në Gjirokastër

Kjo foto eshte “xhiruar” para vitit 1960.

Jane punetore e nepunes te administrates si dhe kuadro te pushtetit lokal te rrethit te Gjirokastres qe kane dale ne oborrin e fabrikes se lekure -kepuceve me udheheqesin e asaj kohe Enver Hoxhen, pas vizites qe ai beri ne repartet e fabrikes.

Kujtojme se para 44-es ne qytet ekzistonte nje punishte e lekureve qe ne vitin 1945 u shtetezua dhe aty u punesuan 130 punetore nga 26 qe kishte ne vitin 1936.

Ne vitin 1952 drejtor ishte Jorgo Rogo qe e mbajti kete detyre per 10 vjet dhe me pas Vahit Shupo qe eshte dhe ne foto.

Fabrika e lekure- kepuces ka qene nje nder me te perparuarat ne Shqiperi midis 4- apo 5 fabrikave ne gjithe vendin.

Aty kane punuar specialiste te perpunimit te lekureve dhe mjeshter ne prodhimin e kepuceve te disa llojeve e per te gjitha moshat.

Disa nga keta specialiste e mjeshtra jane dhe ne foto.

Kush ka punuar me ta respekton profesionalizmin e tyre te larte ne pergatitjen e modeleve dhe prodhimin ne seri te kepuceve.

Shikojeni foton me kujdes dhe do te njihni shumicen e tyre.

Nje pjese jane ndare nga kjo jete dhe ne duke hedhur kete foto kujtojme dhe nderojme punen e tyre e njekohesisht vleresojme punen dhe sakrificat e atyre qe rrojne qe gjithashtu kane punuar me perkushtim dhe profesionalizem.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com