Kujtese ne foto, Aktore dhe kengetare te talentuar te estrades profesioniste te Gjirokastres

Gjirokastritet kane qene gjithmone artdashes, donin teatrin dhe estraden, aktoret e te cilave i kujtojne gjithmone.

Kjo foto eshte e vitit 1985-1986. E ka derguar per gjirokastraonline Roland Çenko ne ato vite dhe ai pjese e estrades profesioniste, sigurisht si amator, si dhe te tjere aktore dhe kengetare amatore qe mbushnin me kenge sallen e shfaqjeve.

Gjirokstritet dhe perpara por pas ketyre viteve nuk i ndaheshin cdo premiere sepse ne skene luanin aktore te talentuar te humorit dhe interpretonin kenge kengetare si Petrit Lulo, Eftimi Llambo etj.

Midis aktoreve qe jane dhe ne foto shquheshin Petro Kuci dhe Dhosi Margariti. Ne foto jane dhe Roland Çenko , Hamza Dhrami , Shkelqim Seiti , kengetari Petrit Lulo.

Rolandi thote se ne ato vite Estrada luante ne skenen e qytetit por dhe ne ato te qyteteve te tjera te vendit, shkonte deri ne qytetet e veriut dhe ne Tirane, filmohej ne Radio – Televizionin Shqiptar ndersa ne Radio Gjirokastra percillej cdo premiere, vecanerisht pjese humoristike ne oret para dhe pas ores 12 te vitit te Ri.