Kujtesë/ Kur në Kthesën e Rrezikshme të Sevasterit Udhëtarët Dorëzonin “Kartat e Kokës” dhe “Triskat e Bukës”!

Pikat e pushimit te udhetareve ne jug te vendit kane qene te shumta e disa funksionale edhe sot, sic eshte Uji i Ftohte, Greshica, Muzina, Gryka e Kelcyres etj., vec atye ne qytete, stacione pushimi per nisje dhe pritje te linjave.

Pas clrimit te vendit, fshati Sevaster ishte stacioni me i rendesishem i pushimit per linjat e autobuzeve te Gjirokastres, Sarandes, Permetit e Tepelenes qe kalonin nga rruga e vjeter, sic quhej, me shume kthesa e me rrezik per jeten e shofereve dhe udhetareve.

Ne kthesen e rrezikshme te Sevasterit udhëtarët zbrisnin nga makina dhe dorezonin “Kartat e Kokes” dhe “Triskat e Bukes”!
Ne fshatin Sevaster kishte nje dyqan e nje restorant e prane tyre nje cezme. Aty behej dhe Pazar,shiteshin fruta te stines dhe bulmet.

Me ndertimin e rruges Fier-Ballsh-Gjirokaster rruga malore e me kthesa te veshtira e Svasterit mbeti ne hije. Pas vitit 1967, pike e rendesishme ishte dhe mbeti per shume vite ajo e Greshices qe funksionon dhe tani po jo me dendesi mjetesh e levizje te udhetareve.

Ne Gjirokster stacionet e pushimit, te nisjes dhe mberritjes se linjave kane ndryshuar disa here. Kane qene tek sheshi i Çerçizit, tek Mulliri dhe tani tek Ura e Lumit, me kushte ketu shume te mira, ndryshe tek mulliri ku ishin zyrat dhe vetem nje klub i vogel.

Pergjate rruges automoblistike ka dhe shume klube e restorante qe shfrytezohen edhe nga shoferet e linjave per pushimin e udhetareve.