Kujtesë/ Ishte Dikur Reparti i Shportave që u bë Ndërmarrje dhe e Nisën ata që tani tek Përroi i Çullos shesin Plaçkat e Botës...

Ishte nje here…

Fillimisht repart i vogel e me pas u zgjerua, arriti dhe ndermarrje e prodhimeve artistike ku punonin shume vajza dhe gra nga qyteti dhe fshati.

Ne foto jane punetore te repartit te pare te prodhimit te shportave.

Eshte e viteve 1963-65, ish ndermarja e artizanatit, ( dega e shportave), qe ka qene ne ane te majte te fushes se vjeter te sportit.

Ishte nje nga nismat me te bukura dhe te leverdishme per ekonomine e qytetit se me pas prodhimet edhe u eksportuan…

Kishte dhjetra modele si dhe keto qe shikoni ne foto, pune e pelqyer, e bukur dhe artistike qe vazhdoi deri disa vite pas 90-tes.

Tani nuk prodhohen me artikuj shporterie, si zanat e kane lene ose punojne me te tekur,edhe arixhinjte te cilet aktualisht e shohin me mire veten tek Tregu i Perroit te Çullos duke shitur plaçkat e botes…

A jane mundesite qe ne Gjirokaster te nisi nga e “para” nje pune e tille, te kthehemi ne nje tradite aq te bukur artizanale dhe me leverdi ekonomike?

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com