Kujtesë/ Foto e rallë specialistë të uzinës metalike të qytetit të Gjirokastrës

Kjo foto, oborri kryyesor i Uzines Metalike ne qytetin e Gjirokastres na kujton vec te tjerave edhe mjeshtrit e inxhinieret e saj qe ishin protagonist kryesore te ideimit dhe realizimit ne prodhimin e afro 120 artikujve te perdorimit te gjere, sidomos shtepiake.

E ngritur ne vitin 1964 ne kete uzine “hanin buke” disa qindra punetore dhe specialiste te kualifikuar qe drejtoheshin nga nje administrate e mbeshtetur me kuadro e specialiste me arsim te larte ne disa fusha si mekanike, elektrike, kimike, ekonomi etj.

Byroja tekinike dhe novatoret e uzines zbatonin kerkesat tekniko shkencore ne prodhim dhe, fryte te punes se tyre ishin nje radhe artikuj te vegjel dhe te rende, nga lugët, pirunet,çadrat e thika disa lloje,zinxhirë, furnela me vajguri, rubineta, saraçineska e deri makina larese, te ekspozuara edhe ne foton me siper.

Tani kjo uzine e ka humbur me kohe funksionin e saj te pare qe nga vitet 90 por ende eshte ne kujtimet e punetoreve dhe specialisteve te saj qe kane derdhur ne vite dijet profesionale e energjite fizike per te mbajtur veten e per te kontribuar ne zhvillimin e industrise mekanike per te cilen tani nuk kemi te dhena krahasuese.