Kujtese/ Burra te mire, drejtues te ndermarrjeve me peshe te qytetit te Gjirokastres

Muaji prill i vitit 1959, pra foto e shkrepur 62 vjet me pare.

Ju kujtojme se te gjithe jane nepunes te shtetit, disa drejtues te ndermarrjeve ekonomike te qytetit te Gjirokastres qe i ka bere bashke puna fizike, nje forme e edukimit dhe kalitjes se kuadrove ne punen ne prodhim, lidhjen e tyre me bazen per te mos u burokratizuar sic thuhej ne ato vite.

Po cilet jane keta ish nepunes te nderuar te administrates dhe ndermarrjeve te qytetit?

Ne rreshtin e pare eshte njeri nga burrat e mire e te njohur te qytetit,Muin Bozgo, ish partizan dhe kuadro i Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare, pas clirimit me kariere ne fushen e drejtimit te ndermarrjeve me peshe me shume punetore ne qytet; i katerti Stefan Veneti drejtori i pare i kinemase se qytetit qe u perurua me 10 korrik te vitit 1953 sot godina e Gjykates se Apelit, i gjashti Taqi Nasto kuadro nga minorieti grek qe arriti deri nenkryetar i komitetit ekzekutiv te kp te rrethit e me pas drejtor i uzines metalike.

TE TJERET JANE:

Fejo Babaramo

Galip Tushe

Sotir Paskali

Nexhip Toto

Braho Gozhita

Do deshironim te shkruanim per secilin nje jeteshkrim te plote po nuk kemi te dhena po qe shume mire mund t`i plotesojne ata qe i kane njohur.