Kolltukët e Teatrit "Zihni Sako", aty ku ulej Enver Hoxha, të pa lëvizur edhe sot pas 42 vitesh!

Disa dite perpara se Enver Hoxha te vizitonte Gjirokastren ne mars te vitit 1978, ne kinoteatrin e qytetit kishte gjalleri te vecante.

Punohej nga specialiste te drurit per ngritjen e llozhes ne krye te salles se shfaqjeve. Askush nuk dinte perse nje nxitim i tille po drejtues te pushtetit lokal dhe te tjere venin e vinin. Neper dhembe edhe flitej se pritej nje vizite e udheheqesit, Enver Hoxhes, gje qe ndodhi ne ditet e para te marsit te atij viti.

Me shpejtesi e pa buje u punua per ngritjen e llozhes, sistemimin e saj me dy radhe me kolltuke.Tre kolltuke u vendosen edhe ne zyren e drejtorit, ne ate kohe drejtues i institucionit i ndjeri Petro Kosta.

Llozhes, nga ajo mbremje qe Enver Hoxha u ul ne kolltukun e mesit te rrjeshtit te pare, vite radhazi iu dha rendesi e vecante, u zbatua nje protokoll qe vazhdoi gjate.

Kolltuket e rreshtit te pare e te dyte u rezervuan per udheheqjen e larte qe vinte nga Tirana dhe ate lokale.
Ne aktivitete, shfaqje apo mbledhje te rendesishme, tek dera e llozhes nga druajtja se mos ulej ndonje i forte dhe paleje, qendronte nje nga aktoret dhe nje hap me larg punonjesi i sigurise.

Kjo situate me pas ndryshoi, e thyen autoritetet e vendit qe, ne llozhe, te vecuar nga publiku, rinin ne shoqerine e kuadrove me poshte tyre ose me drejtuesit e institucionit.

Keshtu per afro 42 vjet kolltuket nuk levizen nga vendi, vec ne aq e kaq vjet, ju eshte nderuar mbulesa. Jane dhe sot, sic i shikoni ne foto, po pritet qe, sic kemi degjuar, dhe nga nje vizite qe Ambasadori italian ne Tirane Fabrizio Bucci beri ne kete institucion, te filloje puna per rikonstruksionin e godines.

Ky eshte nje lajm i mire dhe me siguri qe dhe kolltuket nuk do jene ato te 42 vjeteve me pare, te pa hequra qe nga ajo mbremje e marsit e vitit 1978 kur Enver Hoxha, i ulur ne kolltukun e mesit, kryesorin, ndoqi nje koncert te ansamblit artistik te pallatit te kultures.