Ju kujtohet kur thoshnim"Nesër kemi pastrim gjeneral?!"

Nga jeta shkollore kam shume kujtime, na shkruan nje fanse dhe vazhdon:kete foto e gjeta ne internet dhe vendosa ta percjelle per faqen tuaj. Ta shohin dhe te tjere. Jane nxenes qe merren me pastrimin e klases, nje praktike e perditshme edhe per ne femije dikur ne shkollen “29 Nendori” tani “Cajupi” ne Gjirokaster.

Per pastertine ne shkollen tone kujdesej nje pastruese qe te jem e sinqerte kane kaluar shume vite dhe ia kam harruar emrin, po ishte shume e dashur dhe e perzemert me te gjithe femijet e shkolles.

Nga mengjesi ne mbyllje te shkolles ajo kujdesej per higjenen dhe pastertine , me lecke dhe fshese ne dore.

Punen e niste nga pastrimi i zyres se drejtorit te shkolles, dhomen e mesuesve, bente nje kontroll ne cdo klase e pastaj merrej me koridoret, me banjat etj.

Ne shkollen tone cdo klase e bente pastrimin vete mbi bazen e radhes , grafikut qe vendosej ne gazeten e murit ku shkruheshin emrat e nxenesve dhe datat e pastrimit.

Djemte benin punet me te renda, mbushnin kovat me uje, pastronin xhamat e dritareve,ndersa ne vajzat fshinim dhe lanim dyshemene, pastronim raftet, bangat.

Pastrimi i klases vazhdonte gjysem ore po dhe me shume.

Si e kishim kryer pastrimin, kete pune te perbashket, vleresimin e bente mesuesja kujdestare por dhe pastruesja e shkolles e kishte merak dhe here pas here kalonte klase me klase per kontroll.

Ajo ndihej e qete dhe e lehtesuar qe ne merreshim me pastrimin e klases, ishte lehtesi per te.

Kete “detyre” ne e benim me deshire e vullnet.

Sa me kujtohet ne fund jave behej dhe pastrim “gjeneral”, klasat, ambientet brenda e jashte shkolles, oborri, lulet, kendet e lojnave.

Gjate nje ore angazhoheshin te gjithe.

Ishte kenaqesi organizimi i kesaj pune per nje higjene dha pasterti shembullore ne te gjitha ambientet e shkolles.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com