"Do më japësh një dhangë?"

Femijeria eshte teme e bukur dhe e dashur per te gjithe dhe per femijet qe sot e jetojne ashtu dhe per ata dikur femije e sot gjysher e gjyshe, me niper e mbesa.

Edhe pse mund te kesh kaluar nje femijeri te veshtire nga ana ekonomike dhe me “ buke e sheqer” dhe me pak vaj e kripe persiper, perseri ka qene e bukur, e ngarkuar me emocione dhe, mbi te gjitha, shoqeruar me pafajesine, çiltersine dhe pastertine e moshes.

Pastaj ne rritje e formim e siper eshte tjeter teme, po le te qendrojme ne dy foto qe sjellin femijerine e larget te hedhura ne fb nga miku i faqes tone gjirokastriti i mire Muhedin Çami shoqeruar edhe me disa nga komentet e miqve te tij:

Theodhor Dodi:Me dialektin e Tiranës i thoshin shokut, m’jep i çapë….

Vangjel Gogo Gjirokastriti thote : me jep nje dhange.

Muhedin Çami: Por edhe : Guçe

Dhimiter Konomi:E,dhanga vjen nga greqishtja “Dhangono”..kafshoj,një kafshatë.

Vasiliki Gogou :Sa te mirr qe jane femijet. ata kane shpirt te pastert, makar te jene per gjithmone.

Muhedin Çami: Sa me shume rritemi aq me shume e humbasim pafajesine…dhe jo vetem…

Presim dhe komentet tuaja!