Mangallët Dhams e Feks në Shtëpitë e Vjetra të Gjirokastrës

 

Ne shtepite e vjetra te Gjirokastres mangallet mbaheshin ne odate e medha po dhe te vogla dhe perdoreshin per mbajtjen e prushit, per t`u ngrohur.

Tani ato jane lene menjane, mbahen ne muze bashke me paisje te tjera te vjetra te perdorimit shtepiak, ose disa i mbajne dhe ne mes te dhomave, per bukuri.

Familjaret dhe mysafiret mblidheshin rreth tyre per t`u ngrohur. Dinin dhe rrezikun ndaj darkave prushet i mbulonin me hi qe te mos helmoheshin nga monoksidi i karbonit (CO) qe sic dihet eshte nje gaz i cili gjendet te karburantet e makinave e kamionve, motoret e vegjel,sobat, gazi, qymyri i drurit etj. Ai prodhohet gjithnje kur digjet nje lende djegese ndaj dhe nuk harronin qe te linin pak deren hapur per qarkullimin e ajrit.

Mangalli ne shtepi perdorej sigurisht ne muajt e dimrit po jo gjithmone, me shume ne raste kur priteshin mysafire ose qe ‘prushi i gjirmes te mos shkonte dem”. Aty piqeshin edhe misra, geshtenje, qepe e patate te mbuluara me hi, zihej uji i xhezves per kafe, nje filazhan raki e ngrohte per te liruar gjoksin.

Mangallet mbaheshin dhams e feks, pastroheshin me lecke te paster dhe me pak hi te gjirmes. Kishte mangalle te thjeshte po dhe te medhenje e te stolisur, me doreza me lule, kapaketsiper te vizatuar.

Malli na ka marre te shohim disa. Brodhem nje dite te tere ne valet e internetit e gjetem vetem kete mangall qe percollem ne faqe. Na pelqeu e mendojme se s`ka me te bukuri qe na kujton mangallet e pare.

Per mangallet ka shume shprehje popullore, ose fjale te urta.

Na u kujtua kjo “ Ata jane ngrohur ne nje mangall” po sigurisht qe ka dhe shume te tjera.

Ndersa ne Gjirokaster e krahinat rrotull saj kjo paisje quhet mangall, gjetke prushane. Mbase ka dhe emer tjeter. Nuk e dime.