Ja si dhe kush i shpetoi jeten Ali Pashe Tepelenes ne fshatin Sopik te krahines se Pogonit

Histori e ndodhur qe ka lidhje me Ali Pashe Tepelenen kur ishte ne konflikt te hapur me Kurt Pashe Beratin i cili, me 1764 refuzoi t`i jepte per grua vajzen e tij Eminene.

Atehere Aliu, duke e konsideruar veten te ofenduar, spse ne kete lidhje martesore kishte mbeshtetur shpresa te medhas per kariere, rifilloi plackitjet me me force se perpara.Dhe ata qe hoqen me shume kete radhe ishin fshatrat e Pogonit dhe Zagorise.

Ndodhi ajo qe nuk pritej. Kur Aliu, i rrethuar ne Sopik nga forcat e Kurt Pashes, shpetoi me ndihmen e priftit sopiqotPapa Jani Konomit, i cili e fshehu ate ne nje voze vere, gjysma e se ciles dhe pikerisht pjesa e perparme qe plot me vere, kurse gjysma tjeter bosh per t`u fshehur ne raste rreziku.

Ali Pasha per kete akt,i qendroi mirenjohes priftit deri sa vdiq dhe banoret e Sopikut i trajtoi ne menyre te vecante.

Me 1798, Ali Pasha arriti pashallekun e Janines. Ne kete pashallek u perfshi dhe krahina e Pogonit te cilen e ngriti ne vilajet me vete me qender Sopikun dhe me Ajanvilajet, mikun e tij te ngushte Papa Jani Konomin