"Ik more Vule Humbur" - Cfare ju shkon ne mendje kur degjoni kete shprehje?!

E folmja e Gjirokastres ka vecantite e saj me shprehjet tipike qe kur i degjon te vene ne mendime…

Por kjo ndodh me nje mendje te pa stervitur e te pa ushqyer me keto shprehje. 

Nga mijera shprehje karakterizuese, te vjetra na u kujtua njera qe perdorin me shume burrat ne moshe te madhe:

“Ik more vulë humbur!”

Kjo shprehje perdoret gati ne cdo familje te vjeter te qytetit po eshte ne perdorim edhe jashte pragut te shtepise e lagjes, ne maje te gojes e kane disa, shoqeruar edhe me shprehje te tjera, moter e vella, te ngjashme ne kuptim si “vjen rrotull si kali ne leme “ apo “ si …ne breke” etj.

Kjo shprehje “Ik more vule humbur” eshte bere shume popullore dhe perdoret me vend e pa vend, edhe per ofendime si “ Ti je humbameno”, “ Te jane ftohur breket”, “ dukesh sikur te kane varur melcite” apo “ thyej qafen o vule humbur!”

Kjo eshte e folmja e vecante e qytetit tone, me shprehje kaq te pasura e me plot kuptime qe, sic thame ne fillim te shkrimit te vene ne mendime dhe se duhet te jesh i vemendshem per te kthyer pergjiegje qe mos te te thone “ VULE HUMBUR” apo dhe shprehje te tjera qe edhe ju i perdorni dhe mund t`i kujtoni.