Historia e Rruges Mbreti Pirro ne lagjen Hazmurat te qytetit te Gjirokastres

Kjo foto e nje kohe shume te larget me ushtare, ne sheshin sot prane ish –Shtepise se Pritjes ne lagjen Hazmurat te Gjirokastres, ne krahun e djathte te saj ka nje tabele me emertimin MBRETI PIRRO.

Kuptohet qe eshte vendosur ne kujtim te Pirros, mbretit te Epirit qe u be i famshem kur ne vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticen e Otrantos me 20 000 kembesore, 3000 kalores dhe rreth 200 elefante, per te luftuar kunder Romes, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos.

Si ne kete lufte , ne krye te ushtrive te perbera nga moloset, thesprotet dhe kaonet, mbreti Pirro arriti fitore me sakrifica kundër ushtrive romake, ka dhe te tjera, por ne kete shenim do te qendrojme ne historine e rruges qe nis nga kjo tabele e munguar me dhjetra vjet dhe qe ishte nga me te perdorshmet nga banoret e qytetit.

Nuk dime nese mban sot ndonje emer tjeter, po dime qe pas viteve 55 kur perfundoi ndertesa e spitalit te madh afer me rrugen nacionale, vecanerisht ne muajt e pranveres, veres dhe vjeshtes, kush vizitohej tek Poliklinika apo e lidhte puna me pjesen fushore te qytetit,zbriste nga kjo rruge.

Rruga ishte e ngushte dhe levizte midis ferave dhe gardheve te kopshteve private me kalimtare qe nxitonin , ngjiteshin e zbrisnin, femije qe mblidhnin manafera, gjuanin ndonje fik, ftua e shege. Darkave rruga binte ne qetesi,e pandricuar per shumicen, po e lire per ciftet qe benin dashuri ne driten e henes.

Kjo rruge mori gjalleri me te madhe pas vitit 1966 me ndertimin e uzines metalike e disa objekteve te tjera, ngritjen e taracave me drufrutore nga nxenesit e shkolles Koto Hoxhi dhe me pak kur u hodhen themelet e pallateve te para ne kopshtet dikur te gjelberuara.

Se c`ka ndodhur me kete rruge, nese flitet akoma RRUGA MBRETI PIRRO apo ka ndonje emer tjeter, ekziston ose jo, nuk e dime, ka kush dicka per te kujtuar?