Historia e “pathënë” e Minushes me shtëpi “përmbi Tepelene” që këndohej në rostiçeri “Kurveleshi" në Qafë të Pazarit të Gjirokastrës

 

Ne kafenete e rosticerite e para te pazarit te Gjirokastres se keto te dytat tani brenda kane ndryshuar ne strukture e sherbime, po ne ato te vertetat, origjinalet, ku pihej raki e shtrohej meze si kukurec, hordhi, melci e gabzere te percelluara ne prush, kendohej polifoni e luhej me violine, klarinete e def, ndonjehere edhe me fizarmonike.

Nje atmosfere e tille e gezueshme e mbushur me aromen e mezeve ishte vecanerisht e zakonshme ne rosticeri Kurveleshi. Ketu grupi i sazeve, i mjeshtrit Teme Dule behej shpesh pjese e mbremjeve te gezuara te ndermarrjeve te pazarit te cilat mbylleshin para ores 12 se me pas polici i pazarit te “ ndukte veshin”.

Nje nga kenget e preferuara qe shoqerohej me orkester, me violine dhe def, ndoshta dhe me klarinete ishte ajo per Minushen e Tepelenes sic e thote dhe kenga “shtepine permbi Tepelene”.

Nuk e dime dhe sot historine e Minushes se dhe pak vargje te kenges me saze na kujtohen interpretuar mjeshterisht nga grupi,bashke shoqeruar nga pijedashesit e dashur te rosticeri Kurveleshit me emer e nam te mire te pa humbur edhe sot.

Ja disa nga vargjet e kenges:
Permbi Tepelene,
Ç`ma kishe shtepine,
Qaje moj Minushe,
Qaje burre zine…

Keto 4 vargje sigurisht nuk kane qene te vetme. Ato nuk thone krejt historine dhe brengen e Minushes,, po kur kengetaret popullore vinin ne forme,ngroheshin, sic thuhet zakonisht kur rakia te bie ne qejf, atyre ju “ shkiste” dhe goja.

Nje nje varg te kenges, te fundit, qe cituam me lart, e nderronin, nga “Qaje burre zine…” ne “Qaje roberine…”.

Tregojne se dhe ishin keshilluar por kengetaret ishin mbrojtur me argumentin se kenga ishte e vjeter dhe ne permbajtje kishte lidhje me  “kohen e Zogut”.

Kane kaluar disa 10 vjecare qe kjo kenge kendohej ne rosticeri Kurveleshi dhe ende historine e Minushes nuk e dime te plote.

Kush e di le ta tregoje, studjuesit e folklorit muzikor me siguri qe do kene zbuluar plotesisht historine e saj, si vete kenga eshte e do mbetet.