Eshte mik i faqes tone, parashikues i forte i motit, per mburrje dhe krenari mban emrin e fshatit te tij, po cili eshte?

Per mburrje dhe krenari Ai mban emrin e Fshatit dhe e duan të gjithë, edhe shqiptarët, edhe greket, se eshte njeri i mire, me karakter, i shoqerise dhe i folur.

Ne te dy kohet, ne ate qe kaloi dhe ne kete qe eshte, nje profesion ka ushtruar, te shoferit dhe, kur u hapen rruget, pas 90-tes, levizi nga fshati per nje jete me te mire.

Ne Greqi beri pune ç`gjeti po i kenaqur, merrte me shume. Me fjale te mire e humor, sjellje te mire u doli perpara veshtiresive edhe pse fizikisht i munduar dhe i lodhur.Me greqishte te perzier po qe kuptohej, me shakara te buta e me nje “çike te hedhur”, me pershendetje e me buze ne gaz kalonte “trarin” dhe pa radhe.

Punoi dhe ne profesion si shofer, pak i nxituar me kemben ne gaz te teperuar por qe nuk mbahet mend te kete bere dhe nje perplasje apo aksident.

Ne zanat ka nderruar 13 mjete po te gjitha te lodhura e te pluhurosura se nuk i ka pare xhepi per ndonje te forte e te dukur, po i kenaqur se nuk e kane lene ne udhe dhe, kur ka ndodhur, shoqeria i eshte ndodhur prane.

E ka filluar , siç thote vete me nje Volksëvagen pastaj me nje Portokalli e te tjera marka qe si mban mend po qe tani eshte i kenaqur me nje Toyota greke te vjeter, po ç`ka!

Hobi i tij eshte fotografia, peshkimi dhe “gjuajtja e ylbereve”. Ka  dhe pasion tjeter, eshte parashikues i motit, e gjen kur eshte me diell dhe kur eshte me shi, ndersa ylberet mbi koder e fshat i ka te arkivuara ne faqen e tij ne fb.

Folem pak se ai meriton shume fjale te tjera te mira.Tani ju ftojme te na shkruani nese e njihni mikun e faqes tone dhe tregoni emrin e fshatit qe ai mban.