Gligor Grekushi- Sulmuesi i Famshëm i Shqiponjës dhe Historia e Tij me Rrapin në Këndin e Lojrave me Dorë në Bashte të Teqesë të Qytetit të Gjirokastrës...

 

 

 

Gligor Grekushi- Sulmuesi i Famshem i Shqiponjes dhe Historia e Tij me Rrapin ne Kendin e Lojrave me Dorë në Bashte të Teqesë në Qytetin e Gjirokastrës

Ne Gjirokaster ku mbeti pas luftes se 44-es, Gligor Grekushit shkurt i flisnin ne mbiemer.

Me shtepi rronte ne lagjen Pazar i Vjeter.

Punonte dhe luante futboll,sulmues, nga me te shquarit e ekipit Shqiponja. Gjuante fort dhe, kur shenonte gol,  fusha e vjeter e sportit mbulohej nga thirrjet “Grekushi”, “ Grekushi”.

Rronte me ekonomi te dobet,edhe pse futbollist i shquar. Nga vitet 50 e larte futbolli luhej per qejf e pasion se nuk te mbante me buke. Cdo futbollist nuk shperblehej me para ne dore po me nje triske me shume dhe disa kg ushqime “xhaba”, miell, sheqer, vaj e oriz.

Grekushi ne memorjen e qytetit ka mbetur personazh publik jo vetem se luante topin por sepse ishte i fuqishem dhe guximtar.

Banoreve te vjeter te qytetit u kujtohet rrapi i madh ne Bashte te Teqesë, qe dhe krahet e tre  burrave  bashke nuk e “pushtonin” dot.

Ai rrap e beri ate edhe te famshem.

Ja historia:

Ne Qafe te Pazarit, Komiteti Ekzekutiv nxorri nje lajmerim qe shpejt u be lajm, teme dite.

Kerkeses,  shoqeruar me nje shperblim te majme per ate qe do guxonte te priste Rrapin e Bashtese,deget e te cilit pengonin zhvillimin normal te lojrave me dore, volejboll e basketboll, iu pergjigj vetem Grekushi.

Perpara aventures, Qatua, kovaci i Pazarit, i pergatiti nje spate çeliku dhe e porositi te priste dy bare dru me te qe spata te mbushej me “leng”. Dhe ashtu beri.

Ndeshja e tij me Rrapin, pa arbiter po me spektaktore qytetin e tere, mbledhur koke me koke ne Bashte te Teqes,  vazhdoi disa ore.

E nisi nga deget e kreut e te tjerat me pas, te kryqezuara dhe te lidhura me njera tjetren, siç jane dhe sot ato ne rrapin e famshem te Libohoves.

Deget, si gishtat e nje dore te paralizuar, me   goditje te lehta, te shpeshta e te forta, nje e nga nje nisen te kercasin e te bien ne fushen e lojrave me dore. Ne njeren, qe binte mbi çatite e dyqaneve te Pazarit, qendroi dhe me gjate, po dhe ate e shtriu ne tapetin e fushes.

Me ne fund, pas betejes, Rrapi, i dorezuar, bere copa copa nga duart e fuqishme te Grekushit, ne dekorin e fushes dukej i xhveshur me krenari te humbur, per te mbetur vetem ne memorjen e banoreve ndersa sic ka qene,madheshtor,vetem ne nje fragment te filmit “Skenderbeu “ xhiruar ne vitin 1953.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com