Fushat e Vjetra te Gjirokastres te Lojrave me Dore dhe Kembe qe kane Nxjerre Sportiste te Nivelit te Larte!

Fushat e Vjetra te Gjirokastres te Lojrave me Dore dhe Kembe qe kane Nxjerre Sportiste te Nivelit te Larte!

Te tilla ka patur disa ne Gjirokaster, gati ne cdo lagje ku vendoseshin rrjeta volejbolli e basketbolli dhe ku luhej futboll.
Fusha me e Vjeter ne moshe e me veprimtari ka qene ajo ne Bashte te Teqese. Quhej Kendi i lojrave me dore.

Eshte ngritur ne dhjetevjecarin e dyte te shekullit te 20 dhe ka qene “ tapeti”ku kane “manifestuar” talentin e tyre me qindra sportiste te lojrave me dore te qytetit por dhe nga fshati, mbasi aty, vecanerisht pas vitit 1944 nuk zhvilloheshin vetem lojrat me dore, volejboll e basketboll por edhe mundje, ngritje peshe, terheqje litari e te tjera sporte qe mund t`i kujtoni.

Kishte tifozllek te papare Gjirokastra ne vitet 55e deri vone!
Te gjithe ndiqnin me “ethe” cdo ndeshje te ekipeve meshkuj e femra ne volejboll e basketboll.

Atmosfere e ndezur, e shoqeruar me tifozllek, edhe me ndonje sharje, por jo qe te kalohej ne ofendime me emra te sportisteve vendas e te ardhur.

Sa per arbitrat gjithmone kane qene ne bresherine e thirrjeve ca te mira e ca te liga.

Ne kete mjedis kishte dhe nje ndertese te ngritur me dhoma e ndare ne dy pjese, per zhveshjen e meshkiujve dhe femrave sportiste, edhe me ndonje “ vrime” mes tyre.

Ne shkrimin e radhes do flasim per Fushen e Vjeter te lojrave me kembe dhe disa sheshe te lojrave te lagjeve!

Mos harroni te na dergoni ndonje foto dhe te kujtoni sportistet me te mire!