Frigoriferet ne shtepite 300 vjecare te qytetit te Gjirokastres

Frigoriferet ne banesat e medha 300 vjecare te qytetit te Gjirokastres, mos ju duken  cudi se ate funksion kishin, te fresketa ne vere dhe te ftohta ne dimer qe perdoreshin per ruajtjen e produkteve ushqimore.

Qilaret e zahirese keshtu quhen dhe sot, ambiente te ngritura ne katoqet e cdo shtepie te madhe, pra ne katin e ndermjeme, mbi steren e ujit si vendi me i fresket.

Per te krijuar kushte sa me te mira termoizoluese, qilari i zahirese mbulohej me qemer cilindrik dhe siperfaqja levizte me madhesine e baneses.Pjese e ketij objekti te rendesishem, eshte nje sofa guri qe qarkon muret me gropa ku vendoseshin kade dhe qypa me produkte ushqimore si djathe, gjalpe, perime te konservuara etj.

Ne qilaret e zahirese vec perimeve te zarzavateve te njoma e te thata ruheshin edhe frutat, deri dhe pjeper per tere periudhen e dimrit. Aty mbahej mishi etj.

Ato kishin dhe nje grope te vogel ku vendosej gelqere e shuar e cila perdorej ne stinen e pranveres dhe veres per lyerjen e gjithe siperfaqess fakt qe shpreh kujdesin e pronareve per pastertine.

Tani qilaret e zahirese kane dale jashte funskionit por dhe dicka ruhet ne ato  qe jane akoma ne vemendjen e pronareve.