"Ema Qazimi takim me gjimnazistët, po Liljana Kondakçi e braktisi"-Foto-1979 në shkallët e famshme të gjimnazit të Gjirokastrës

Me 13 mars 1979 ne qytetin e Gjirokastres u organizuan disa aktivitete ne perkujtim te Luftes se Mashkullores.

Rinia e qytetit shkoi edhe ne kete fshat per t`u njohur me luften e cetes se Cerciz Topullit, ndersa ne pallatin e kultures u dha nje koncert ku kenduan edhe kengetaret Ema Qazimi dhe Liljana Kondakçi.

Pas koncertit, shkrimtari Bekim Harxhi i ftoi ato ne nje takim me letraret dhe grupet artistike te gjimnazit, takim ku Ema foli per jeten e saj si kengetare por qe Liljana Kondaçi nuk mori pjese.

Mungesa e saj ra ne sy dhe me pas u mor vesh qe kishte shkuar ne ndermarrjen e prodhimit te veshjeve per te porositur nje bluze deve qe ne ato vite aty prodhoheshin shume te bukura, te pelqyera edhe nga artistet dhe kengetaret.

Para ndarjes sipas tradites ne shkallet e famshme te gjimnazit, bene kete  foto qe po e percjellim dhe ju ftojme te gjeni veten tuaj.