Foto e ralle, ja ne ç`vit eshte zhvilluar festivali i pare folklorik i qarkut ne kalane e Gjirokastres

Pas viit 44 qyteti i Gjirokastres ishte ne rindertim e megjithate edhe jeta kulturore e folklorike nuk mungonte.

Ajo mbeshtetej nga shtepia e kultures e qytetit me amatore qe pas punes merrnin pjese ne korin e saj, ne organizimin e mbremjeve tematiko-defrimi,festivalet e kengeve e valleve popullore, takimet e orkestrave popullore, koncertet e bandes frymore te qytetit etj,
Shquheshin ne menyre te vecante grupet e lagjeve te kengeve dhe valleve tradicionale popullore.

Aktivitetet massive organizoheshin ne sheshin e kalase qe mbushej me spektaktore te shumte.

Kjo foto eshte e vitit 1956 dhe na kujton pikerisht festivalin folklorik ne rang qarku te atij viti derguar per botim ne faqen tone nga Stefan Arseni, veteran i menaxhimit te veprimtarive kulturore ne qytet,

Festivali fillonte me parakalimin e grupeve folklorike te veshura me kostume kombetare, pastaj konkuronin grupet.

Nje festival i tille me pjesemarrje te gjere vazhdonte dhe dy dite dhe sheshi i kalase e ambientet rreth tij mbusheshin me spektaktore te shumte sic duken dhe ne foto.

Nese dikush ka qene pjesemarres apo dhe njeh individet e veshur me kostume popullore, le te na shkruaj!