Kur Kujton Kopshtin e Lagjes, të Fëmijërisë, Edukatoren Tënde të Parë...

 

Edhe nje foto e vetme te kujton vite te tera, ca me shume ato te femijerise qe mbeten gjate ne kujtese, edhe per keta femije tani te rritur qe shikoni ne foto me edukatore Eli Çami ne kopshtin e lagjes “Pazar i Vjeter”.

Ne kete kopsht me histori pas viteve 50-te mblidheshin femije te lagjes Pazar i Vjeter, Pllake dhe Partizani.

Kopshti i Mitropolise, keshtu eshte quajtur, ka nje histori, interesante, me edukatore te zonjat dhe te dashura e te perkushtuara me femijet, si Zuhre Shapllo,Aferdita Bozgo, Eli Çami,Dolora Dhjakoni, Ollga Kaçi.

Me percjelljen e kesaj fotoje, femijet dje, te rritur sot, risjellin ne kujtese veten, kohen, vitet e kaluara ne ambientet e kopshtit ku mesuan vjershat dhe kenget, ku u argetuan dhe vizatuan, bene punedore, shetiten e luajten ne sheshin e oborrin e kishes…

Edhe motrat Majlinda dhe Ollga Maliko ne kete kopsht kaluan vitet para shkolles dhe kujtojne vec vjershave e kengeve edhe shetitjet ne keshtjellen e qytetit, sa hapte koha, sa hynte pranvera…

Per kopshtin e Mitropolise kane kujtime te gjithe femijet e tre lagjeve qe kane kaluar ne ambientet e tij edhe pranveren, edhe veren, edhe vjeshten edhe dimrin.

Eshte bukur te shikosh veten ne nje foto kur ishe femije dhe te kujtosh kopshtin e femijerise, edukatoren tende te pare…