Endrra qe femije per aeroportin nga gjirokastriti qe deshiron te udhetoje direkt nga Amerika ne Gjirokaster!

Ju kujtohet, nga vitet 55 e larte, sa dwgjonim zhurmen e ndonje aeroplani, delnim ne rruge, bertisnim si te ndodheshim ne stadium dhe , nese ndonje ulej ne fushen e aeroplanit, sic e quanim, nxitonim per ta pare.

Per aeroplanet e vertete s`dinim gje per forcen qe i vinte ne levizje, ndersa per “aeroplanet”tane qe i fluturonim nga kalaja dhe nga majat e çative, gezonim e bertisnim deri ne qiell sapo elikat e tyre viheshin ne levizje dhe era i degdiste bashke me endrren tone per te udhetuar.

Keshtu ndodhte me ne ,kur femije te tjere te botes ishin te lire dhe udhetonin anembane, ndersa ne vazhdonim te ndiqnim me sy dhe perfyteronim levizjen e aeroplaneve te vertete mbi bazen e tregimeve fantastiko-shkencore qe lexonim dhe komentonim gjate.

Duhej te ndodhte permbysja e madhe, nderrimi i sistemeve qe levizja e njerezve me aeroplan te mos mbetej veç nje enderr, por nje realitet i prekshem;individe e familje te qytetit, me lidhje te vjetra me perendimin e vecanerisht me Ameriken, nisen udhetimet e para drejt tyre jo vetem per te plotesuar nje enderr te femijerise, po per nje te ardhme ndryshe, me te mire…

Nga udhetimet e para e ne vazhdim kane kaluar shume vite dhe tani ne Gjirokaster  Forumi per Aeroportin Gjirokastra ka vite qe punon per realizimin e kesaj kerkese mbare popullore qe udhetimet me aeroplan te nisin edhe nga “fusha e aeroplanit”, nga stacioni me i ri qe me siguri dhe shprese do te ndodhe ne nje te ardhme te afert…

Kjo kerkese nuk do mbetet enderr e ne leter dhe shpresat jane qe te kthehet ne realitet, te fillojne udhetimet, me aeroport te ri, si nje e mire ekonomike e madhe jo vetem per Gjirokastren dhe banoret e saj por dhe per mbare turistet ,studjuesit, profesoret, artistet e piktoret, per te gjithe kureshtaret e botes qe qytetin e Uneskos duan ta shohin sa me shpejt, sa me afer dhe nga lart, ashtu sikunder ne , dikur femije, tani burra te vjeter, nuk e pame kurre me pare por qe sot, me kohen qe ka ardhur, eshte i mundshem dhe i arritshem rijetezimi i Aeroportit Gjirokastra kur ka qene ketu e mbi 80 vjet me pare ne aktivitet…

Dhe tjeter, ne mbyllje te ketij shenimi, nje pyetje kemi: Si e kujtoni udhetimin e pare me aeroplan, kur dhe ku keni shkuar?