Tregtaret e Xhamise te Pazarit te Gjirokastres, Jorgo Muka dhe historia me futbollistet e Dinamos...

Per ata qe nuk e dine, nenkubeja e Xhamise se Pazarit ka qene dikur udhe kalimi dhe vend ku behej Pazar.

Aty kishte dyqane te vogla ku sherbenin tregtare te vegjel dhe te tjere qe leviznin dhe reklamonin mallin, per xina dhe katershore (fletore), si Lame Senica, figure e mbetur ne memorjen e qytetit.

Tregtare me emer qe dalloheshin per artikujt dhe sherbimin ishin Malo Lani, Sadik Zemani, Reshat Alitia, Sheri Çuberi, Sako Berberi, pastaj dhe te tjere qe e shkonin kohen me pune po dhe me qyfyre.

Midis tregtareve kishte konkurence. Kujtohen dhe sot vargje humori si keto:

Iku rrushi e fiku tek Sadiku
Te pelcase Galo Xhiku
Apo vargje te bera dhe kenge:
Ç`e kujton Sadik Zemane
Te shkalla zuri dyqane.
Mail Lanit vane i thane
Dhe me Hulo karrociere,
Qe kuajve te mos ju bjere
I duhen per tjater here!

Ne Nenkube e jashte saj kishte gjalleri pa gdhire mire e deri vone ne mbremje, edhe ne dyqanet e perimeve dhe frutave te Sadik Zemanit e xha Sheriut, sic i thoshnin femijet e qytetit.

Ai sherbente me perime e fruta, po kishte dhe artikuj per syrin lakmitar te femijeve, bajame e qiqra ne fisheke, leter e tiliksur nga poshte dhe gryke te hapur. Shiteshin edhe geshtenje te pa pajekura por dhe te pjekura ne mangall dhe te ziera te Plesatit.

Me pas mjediset jane perdorur edhe per pije e meze, me melci, qofte e kukurec.

Prane saj ka sherbyer me vite edhe Cile Muka qe shquhej per qoftet, me pas dhe djali i tij, Jorgua.

Me futbollistet e Dinamos ka ndodhur dhe kjo histori.

Sa here qe vinin per ndeshje, te dashuruar pas qofteve, futbollistet e Dinamos njoftonin nje dite me pare per te zene tavolinat. Ne nje rast hengren qofte sa u denden, hodhen dhe nje e dy birra, dhe u kujtuan me vonese per ndeshjen qe, sic mbahet mend , edhe e humben…

Kur tifozet gjirokastrite i thoshnin Jorgos
“Rrofsh o Jorgo!”
Jorgua u pergjigjej:
“Le te vine prape se i rregulloj une!”.

Ka shume histori per jeten nen harkun e gurte te kubese te Xhamise se Pazarit. Ketu jemi. Mos u ndani nga kjo faqe se do tregojme te pathena te tjera!

/Gjirokastra Online