Elvira Lani zbuloi bimën e mbjellë në parcelën me...

Me ne fund Elvira Lani ka gjetur bimen ne foton qe ne kemi percjelle ku ju duhet te gjenit me cfare eshte mbjelle kjo parcele:

Nuk eshte me as sekret dhe as e fshehte. Parcela eshte e mbjelle me majdanoz.

Kete foto qe ngjalli debat dhe pati me dhjetra komente e morem nga nje studim qe ka bere specialisti Koço Mosko per majdanozin, erez e dobishme per shendetin dhe e perdorshme ne gatimet e ndryshme.

Mbeshtetur tek ky studim qe ju e gjeni te plote tek Bota Bujqesore, po shkeputim nje fragment mbi Dobite ushqimore dhe Mjekesore te kesaj bime:

Majdanozi është një nga perimet me pak kalori, por nga më të pasurat me lëndë ushquese të rëndësishme si: proteina, vitamina C, provitamina A(karotinë), Vitamina K, etj. Majdanozi është edhe një burim i mirë me magnez, kalium, folate, hekur dhe kalcium, të cilat janë shumë të rëndëshime për një shëndet të mirë të njeriut. Gjethet e majdanozit janë shumë të pasura me fenolate(apiol). Për qëllime medicinale përdoren rrënjët, frutat dhe gjethet në formë çai, llapa, gatime dhe gjethe të freskëta. Gjermanët me majdanoz përgatitin një lloj salce jeshile me shije të mrekullueshme. Majdanozi është një bimë aromatike, u jep një aromë të veçantë gatimeve të ndryshme ku përdoret. Perdoret gjithashtu në kozmetikë, parfum par burrat dhe si repelent(frikësues) për disa dëmtues të kulturave bujqësore. Është një bimë e mirë shoqëruese, veçanërisht pranë trëndafilave, domateve, karrotave, qepujkave dhe asparagusit duke i mbrojur nga dëmtues si: mizat e rrënjës së karrotës, brumbujve të trëndafilit, etj.

Në mjekësinë popullore shqiptare majdanozi është përdorur tradicionalisht për: përmirrësimin e veprimtarisë nervore, muskulare, për hapien e oreksit, përmirësimin tretjes së ushqimeve, rregullues të ciklit të menstruacioneve tek femrat, largimin e gazrave, shton sekretimin e urinës, mjekimin e plagëve, si mjet për pakësimin e qumështit tek gratë me fëmijë në gji, semundjet e veshkave, tëmthit, fishkëzës së urinës, rrugëve urinare të poshtëme, qarkullimin e gjakut, sëmundjeve të zemrës, etj.

Studimet e ndryshme, hulumtimet kanë listuar mbi 20 probleme shëndetsore ku majdanozi i përdotur në forma të ndryshme përmirëson shëndetin e njeriut. Blogu jonë ka qëllime didaktike nuk mban përgjegjësi për veprimet anësore të bimëve medicinale. Gjithmonë duhet të kërkoni këshilla nga një profesionist para se të përdorni një bimë në mënyrë medicinale. Disa përfitime shëndetsore nga majdanozi janë:
Antioksidant. Majdanozi përmban nivele të larta të beta-karotinës dhe vitamin C. Këto të dyja së bashku me luteolin dhe zeaksanthin ndihmojnë organizmin e trupit të njeriut për t’u mbrojtur nga radikalet e lira. Kështu parandalohen: sëmundjet e syve nga plakia, diabeti, degjenerimin makular(sëmundjeve të plakjes) dhe disa kancere. Gjithashtu zvogëlon impaktet negative të asmës, osteoartritin( prishja e kërcit të kyçeve) si dhe arthriteve reumatizmalë.

Anti inflamator: Majdanozi përmban një vaj të quajtur eugjenol. Ky vaj i paqëndrueshëm është vërtetuar se ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe veti anti-arthritike.

Përmirëson sistemin imunitar: Majdanozi ka përmbajtje të lartë të vitaminës C, B12 dhe beta karoten të cilat rrisin imunitetin ndaj ftohjes. Beta karoteni shëndrohet në vitaminë A e cila prodhon qelizat e bardha të gjakut të cilat shkatërojnë bakteret, forcon traktet respiratore dhe ne zorrët e aparatin urinar, etj. ësht vërtetuar se gjethet e majdanozit të freskët kanë veti antibakterjale dhe antikërpudhore.

Forcimin e kockave: Majdanozi përmban me shumicë vitaminë K. Kjo vitaminë forcon kockat dhe ndihmon për të parandaluar depertimin e kalciumit në inde të cilat mund të çojnë në sëmundje si ateroskleroza, sëmundjen e Alzheimerit, goditja dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare. Dy lugë majdanoz përmbajnë 153% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K, dhe është natyrale dhe organike, e cila është mënyra më e mirë për të konsumuar këtë vitaminë.

Kundra semundjeve kardiovaskulare: Majdanozi është i pasur me folate ose vitaminën B5. Kjo mbron zemrën nga goditjet(ataku), goditjet në tru, arterioskleroza. Mban zemrën të shëndetëshme duke larguar hocisteinën. Ka patur studime që tregojnë se ngrënia e majdanozit të freskët(gjethe) mund të ndihmojë në pastrimin e gjakut, ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut dhe mund të shpërndajë mbetjet që ngjiten në venat.

Parandalon formimin e gurëve në tëmth: Pirja e çajit të majdanozit të nxehtë ose të ftohtë mund të ndihmojë në shpërndarjen e gurëve të tëmthit në mënyrë që ata të kalojnë nëpër trup më lehtë. Do të duhet të pini rreth gjysmë litër çaj majdanoz çdo ditë që kjo të jetë efektive.

Kundra erës së keqe të gojës: Ilaçi më i mirë dhe më natyral është maria disa gjetheve të majdanozi ose dhe pirja e lëngjeve të majdanozit. Nëse keni ngrënë, qepë, hudhra, etj. përtypja gjethe majdanoz do të ndihmojë shumë për të eleminuar çdo erë të keqe në gojë.

Kundra anemisë: Majdanozi ka një përqëndrim shumë të lartë të hekurit, 6.1 miligram për çdo 100 gram majdanoz. Konsumimi i majdanozit rregullisht do të krijojë nivelin e hekurit në organizëm. Organizmi ka shumë nevojë për hekur për të prodhuar heme. Hemet janë përbërësit thelbësorë që mbartin oksigjenin në qelizat e kuqe të gjakut. Pra, njerëzit me anemi mund të pinë lëng majdanozi.

Balancues hormonesh: Majdanozi përmban beta-karoten dhe acid folik. Këto vajra të paqëndrueshëm ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të hormoneve të ekuilibruar, dhe mund të ndihmojnë gjatë çrregullimeve menstruale të grave dhe ngërçeve. Përmirëson nivelet dhe ekuilibrin e estrogjenit dhe progesteronit në trup. Mënyra më e mirë është për ta përdorur si një çaj, ose me një çaj tjetër bimor siç është kamomili.

Detoksikues: Apigenina është një flavon i bimëve që ndodh natyralisht, gjithashtu Myristicina është një përbërje organike natyrore së bashku me fenilpropenin. Të dyja këto ndihmojnë për të rritur produktivitetin e enzimave në mëlçi, e cila detoksikon organin dhe e mban atë të funksionojë në mënyrë efikase.
Kujdes: Përdorimi me doza të larta i majdanozit shton qarkullimin e gjakut dhe bëhet i dëmshëm sepse rrit me tepricë gjakun në kokë dhe shkakton trullosje, mund të shkakëtojë alergji dhe probleme tek gratë shtatëzanë.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com