Elmazí Shane, edhe pse 90 vjeçare ngjitej në Këcullë

Rrojti me ditët e saj, një shekull. Rreth orës 5 i dilte gjumi, edhe pse 90 vjeçare ngjitej në Këcullë për lule e rigon.

 

Ushqimin e zgjidhte, vetëm të skuqura, mish e zarzavate, me erëza, petë e qumështor.

 

 

Gjumin e bënte të butë në shtrat druri. Donte zahiret e dimrit, reçelnat me fik, qershi, karpuz, gliko arre.

 

 

Në dhomë mbante shegë e ftonjë, degë trëndeline, çaj e rigon, në dritare bobokuqe dhe speca djegëse e hudhra.