Dybek Apo Tundës për Rrahjen e Qumështit, Përdoren Apo Mbahen për Nostalgji?!

Paisjen ne foto na e ka derguar nje nga fansat e faqes tone. Na shkruan se e mban me shume per nostalgji, per mall, ne kujtim te gjyshit qe e perdorte per nxjerrjen e gjalpit.

Kete Dybek ai e quan me nje emer tjeter, Tundes dhe shkopit qe rreh qumeshtin nuk ia di emrin e pare. Thote gjithashtu qe eshte Tundes shtepie jo qe te perdorej ne stan.

Nuk na shkruan as per ndertimin e Tundesit dhe as per shkopin e rrahjes se qumeshtit. Ç`shohim me sy, formen rrethore me listela druri dhe rrathet metalike mbi to, jo ndonje e dhene tjeter.

Sigurisht qe te dhenat nuk jane te plota dhe mire eshte te mesojme me shume per to po dhe se ç`behet me keto paisje , nese vazhdon prodhimi artizanal dhe a jane ne perdorim, apo thjeshte vendosen ne ekspozita e mbahen ne familje si relike. Edhe keshtu mund te jete, me prodhim te qumeshtit ne rritje dhe teknologji te larte perpunimi.
.