“Dinastia Zhulla”, 3 vellezer bashke, jetonin ne nje shtepi dy kateshe qe e zuri plani dhe....

Në atë vend të dashur, ku ne vite kemi enderruar nje shtepi druri, vajzat dhe grate e shtepive rrotull, te Kalivait, Bimit, Shtinos, Erindit e Grapshit, soditnin qe andej xhiron tradicionale.

Ne lagjen tone, nenkala, poshte qiparizit qe tani nuk eshte me, mbetur ne memorje dhe kartolinat e vjetra, “Dinastia Zhulla”, 3 vellezer bashke, jetonin ne nje shtepi dy kateshe qe e zuri plani dhe u prish per t`u ngritur shtesa ku eshte sot PS.

Kur ndodhi kjo, edhe ne, banore te lagjes, bashkuam hidherimin tone per plagen e pambyllur edhe sot ne kujtimet dhe shpirtin e te zoteve qe e humben. Dhe jo pa arsye:

Vendin rrotull saj, me hije e gjelberim ne cdo stine, e vleresonim strehez te endrrave tona, se aty ndiheshim te gezuar dhe te lumtur, te pandare nga fshehtesite dhe te papriturat e moshes, nga zerat e natyres dhe zogjte e fshehur nen gufat dhe ferat, mbushur me manushaqe, me pas me lodrat, shpatat e fshehot, aq te pelqyera ne kohen tone.

 

Ja, ne kete vend te dashur, ku ne vite e kemi enderruar nje shtepi druri mes gjelberimit te pahumbur, vellezerit Zhulla humben shtepine e vertete; dy kateshe, me disa dhoma, bodrum dhe muslluk, ambient per zahiret e dimrit, te fresket per muajte e nxehte te veres, me oborr, kopësht me peme e lule, “kendin erotik” me pamje nga Sheshi i Cercizit, ku vajzat me shume, por dhe grate e shtepive rrotull, te Kalivait, Bimit, Shtinos, Erindit e Grapshit, ne mbremjet e bukura te veres soditnin qe andej xhiron tradicionale.

Pas dy shtepive te jetes, kjo ishte plaga me e rende, – e para, 3-4 kateshe e djegur ne Terihat ne fillimet e shekullit te 20-te, veshur me gure te bardhe e te skalitur dhe e dyta qe nazistet e dogjen ne operacionin e qershorit te `44-es. Pas shtepise se trete, vellezerit Zhulla u shperndane ne lagje te ndryshme. Ne lagjen tone nuk mbeti asnje nga femijet, moshatare me ne, megjithate lidhjet i mbajten…

/Fragment nga libri” Pazari i Vjeter” ne kujtimet e mia” te autorit Andon Lula/