Dikur gratë gjirokastrite mblidhnin buzët, ndërsa tani një pjatë me bretkosa paguhet sa "frëngu pulën"

Kur dolen ne shitje bretkosat e para ne Gjirokaster nuk i zinte njeri me dore. Pak veta i njihnin dhe disa delnin naten per t`i mbledhur buze kanaleve te Valarese, rezervuareve dhe pellgjeve te lumit Drino.

Nese dikush i fuste ne shtepi grate mblidhnin buzet dhe nuk pranonin as per t`i pastruar, as per t`i gatuar, ndersa ne mencat e ushqimit social dhe restorante nuk perdoreshin.

Edhe shteti nuk bente propagande per vlerat ushqyese te tyre, edhe pse paguante me qindra specialiste qe merreshin me “propaganden ne prodhim” por qe kishte objekt grurin, misrin, duhanin,foragjeret etj.

Nuk na kujtohet si ndodhi po nje vit ndoshta pas viteve `75 dyqanet e mishit ne Pazar , tek Aliu dhe Haseniu, kohe krize per mish, u hodhen sasi te konsiderueshme bretkosa ne qese te paketuara.

Njerezit i shikonin, komentonin dhe pak vete blenin, jo per cmimin  se sa nga “andiria” dhe mosnjohja per vlerat e tyre ushqimore, edhe pse e mesuan qe francezet nuk i linin te binin ne shesh

 

Ne menyne e familjeve gjirokastrite bretkosat u shtuan vone, ndersa tani nuk behet fjale nese pelqehen ose jo, ka ndryshuar krejtesisht mendimi dhe qendrimi, te gjithe thone “ku t`i gjesh”, i blejne me cmim te larte dhe ne restorant nje pjate e paguajne “sa frengu pulen”.

Dhe tani ne GJirokaster dhe fshatra grumbullimi i bretkosave realizohet nga individe qe i shesin, i pelqejne dhe kane pasion gjuetine , por nuk ka patur nisiativa per kultivimin ne vaska, edhe pse eshte folur shpesh per tregun e brendshem dhe eksport.

Mesa dime, megjithe kerkesat qe paraqiten nuk eshte ndermarre dhe  ndonje hap per kultivimin e tyre sic mund te kete ne rrethe te tjera te vendit.

Kjo do te ishte nje veprimtari e dobishme dhe fitimprurese per fermeret mbasi kultivimin e bretkosave e favorizon si natyra ashtu dhe klima e rrethit te Gjirokastres.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com