Dikur gjirokastritet thoshin "Dalim nje here nga Ura e Lumit", ndersa tani thone ... (Foto)

Dikur gjirokastritet, per te çlodhur kembet, thoshnin: “Bejme nje xhiro deri tek Mulliri” ose “Dalim nje here nga Ura e Lumit”.

Pas viteve `90 te e zgjaten xhiron jo me kembe po me mjete.

“Hame ndonje dreke nga Dropulli, apo hidhemi me mire nga Mulliri i Babait?”, thoshnin  e me te shumten e rasteve mblidheshin ne restorantet e Viroit.

Ca qe u zune me leke, biznesmene,bashke me punen shtuan dhe drekat e darkat ne Janine e ca fshatra rrotull te permendura per mishin ne hell, kukurecin dhe pulat ne prush.

Shembullin e pare te kesaj eksperience te re ne fushen e pushimit dhe argetimit, e dhane doganieret qe moren me vete dhe shume te tjere dhe tani eshte bere e zakonshme udhetimi ne fundjave ne Janine ku pas vizitave ne qytetin e vjeter dhe ne kala  ke kohe te lire per te blere ndonje placke, ashtu per te drekuar apo kaluar nje darke edhe me nje cik muzike popullore.

Ne keto vite disa qe “ pertojne” te lene vrapin deri ne Janine, fundjaven e shijojne mes pejzazhit dhe gatimeve te vjeshtes ne fshatra afer me piken e Kakavijes.

Keshtu per te gjithe qe udhetojne, nje dite apo fundjaveshte ndryshe, jo monotone, larg menyse se zakonshme te restoranteve te Dropullit( paidhaqe e sallat fshati me domate te Korces) .

Zgjedhje e mire kush ka udhetuar dhe pushuar ne fshatrat e paraqitura ne fotot qe po percjellim nga Loukas Loula, çlodhin syrin, shijojne dhe me mire natyren dhe ushqimin.