Çfare dini per Bufamene, Burimet e Malit te Gjere dhe jo vetem?!

Shume mburren se njohin me pellembe dhe cdo ” vrime” te Gjirokastres, brenda e ne periferi, mbi koke Malin e Gjere e nen kembe luginen e Drinos, perballe, ne sfond, malet e Lunxherise.

Mali i Gjere sic mund ta kete shkelur cdo banor i qytetit ka dhe disa burime, te pakta po ka, nje pjese ne perenjte e thepisur.

Nese dikush e njeh mire kete mal, le te permendi dhe burimet. Ne po zeme ne goje disa burime qe ndodhen jo vetem ne relievin e Malit te Gjere por dhe gjetke,brenda hapesires fizike te qytetit dhe rrotull.

Po e nisim me Bufamene, perrua ku dikur strehoheshin bufa e ndoshta dhe prej tyre ka marre emrin e mbetur.Uji buron nga nje sterne ne perroin e Dunavatit e Manalatit.Kush e njeh mire Bufamene le te tregoje!

Te tjera burime:
Burimi i Erresires, me stere 15 m e thelle, burimet pas Malit te Gjere te Këmbave te Zogjve, Burimi i Gjorkanës, Burimi i Laraskave, Burimi i Madh(burim ne nje shkemb perroi),Burimi i Mëmës, Burimi në Puset, Burimi i Shkallës se Qarrit, per te cilin thone se aty i ka ngecur koka nje bariu.

Keto jane disa burime, sigurisht qe ka dhe te tjera per te cilat mire eshte te mesojme me shume, vendin ku ndodhen, vlerat e ujit etj.
Te intersuar per to mund te jene dhe ekskursionistet dhe amatoret e natyres qe duan te njohin bukurite e saj.