“Bitha ka Dyzetë Damarë”-Ja Për Çfarë u Zunë Di Gjirokastritët ne Lokalin e Kotonit në Qafë të Pazarit!

 

Te di gjirokastritet, personazhe te faqes tone, qe radhen e pare hodhen nga nje dopio tek “Dimerorja” e Kujtimit prane Klubit te Gjuetareve dhe u mblodhen shpejt ne shtepi se nuk shikonin nga site, sot qe ne pike te mengjesit, pa rene mire dielli, u takuan vetem per kafe tek lokali i Kotonit.

E dini ku eshte?! Ne te mengjer te rruges qe zbret nga Qafa e Pazarit per ne godinen me shkalle dhe me hark guri te qarkut.

Ka dhe dy tavolina jashte qe me shume ulen turiste me shishe uje dhe byreke ne duar.

– Nje kafe me kajmake! -porositi i pare!
– Nje kafe me bisht!-porositi i dyti!

-Kafen e kam une, bishtin paguaje vete!-i tha i pari te dytit dhe i kujtoi se e kishte ai radhen per te thene 10 fjale te urta po kete radhe te perziera, jo vetem nga Gjirokastra por dhe Kurveleshi, nga minoriteti grek, nga vllehet dhe romet.

Tjetri do thoshte 5 fjale te urta me shume!Keshtu e kishin vendosur. Filloi i pari me fjale te para te urta autoktone:

-Kush pordhi? I varferi

-S`behen petulla me uje

-C`te besh do te te bejne

-Demi kapet nga briret

– Ca te nenes, ca te njerkes

-I mbyturi kapet nga leshrat e tij

-Beje te miren e hidhe ne det

-Ujku nuk ha me te zgjedhur

-Dukesh si thes me miell

-Dhe e fundit”Bora eshte bereqet e shendet”.

-Tani e kam radhen une –tha i dyti dhe ia nisi:

– Pese palconen e dhjete marrohen

– Me sheshela, pa corape

– Hiqet, osh e brane

-S`mbahet thes i grisur me mbadhoma

– Di grushte nje mbi nje

-Ka gjuhe te hidhur

-Nema, s`e s`ma ke!

-Ha, binish, mish

-Te shkuara-te harruara!

-Puna e tepert ha te zotin

-Pula e vjeter nuk ka leng

-Hiq e mos e keput

– Bitha ka dyzete damare

– Jo dyzete! -i zuri fjalen ne gryke i pari te dytit qe e degjonte me nje vemendje te admirueshme po qe kerceu perpjete se po shtremberonte nje fjale te urte qe kishte shekuj qe degjohej.U zune aq keq sa tjetrit iu be surrati filxhan.U mat t`i pergjigjej me ndonje fjale te urte po nuk i vinte ndonje ne mendje.

Kuptohet kur nxehet njeriu fjalet i mblidhen lemsh ne gryke e nuk shprehet dot. Perpiquni t`ia hiqni thilene nga gryka  duke kujtuar dhe fjale te tjera te urta. Ka plot per ta ndihmuar!