Afërdita Mezini, më e bukura e Gjirokastrës në vitet 60, Kampione në Bukuri!

Nga vitet `60 adoleshente dhe te rinj, kur beheshin bashke dhe flisnin per vajzat dhe grate e bukura te qytetit te Gjirokastres, ne radhen e pare per bukuri vendosnin Aferdita Mezinin.

Te gjithe ne nje goje thoshnin: Aferdita eshte “KAMPIONE NE BUKURI”.

Keshtu thuhej dhe nga te tjeret se ajo shkelqente , dallonte midis vajzave dhe grave te bukura te qytetit qe nuk ishin te pakta dhe qe Gjirokastres bukuria femerore nuk i ka munduar ne asnje kohe.

Ja kjo foto qe Aferdita (Mami Dita) ka percjelle ne faqen e saj e tregon ne moshe te re dhe mendojme ne kulmin e bukurise fizike, kohe kur jo vetem banoret e lagjes Pazar i Vjeter ku banonte dhe qytetit por dhe “ guret e udhes” kthenin koken pas per ta pare.

S`gjejme dot fjalet me te duhura per te shprehur portretin fizik dhe shpirteror te saj ne ate kohe me shume se c`flet kjo fotografi po me sinqeritetin e moshes se trete shprehemi se Aferdita Mezini ne moshe qe eshte “rrudhat” e padukura ne balle dhe floket e bardhe nuk ia mbulojne dot bukurine,vec ia shtojne , ashtu i zbukurojne shpirtin e bute e njerezor dhe buzeqeshjen e pandare.

Tani, edukatorja dhe mesuesja aq e dashur dhe e mire e fillores qe jeten e nisi ne Gjirokaster per te vazhduar ne Korce e prej shume vitesh me banim ne Tirane, eshte afer te 85-ve dhe cdo mengjes, per te mbajtur trupin ne levizje, vetem ose me shoqet, ne cdo shetitje qe ben nga Liqeni Artificial, duket dhe sot sikur i thote Diellit te Tiranes “ O dil , o te dal!”.