Trajneri Hasan Lika Faqebardh me Luftëtarin prezantohet te Vllaznia
Trajneri Hasan Lika, që drejtoi ekipin e Luftëtarit me sukses duke e ngritur deri në vendin e tretë në Superiore dhe i hapi dyert drejt Europes, eshte prezantuar te Vllaznia.
Në një prononcim për mediat ai tha se per në Kategorinë e Parë do të jetë e vështirë sepse objektiv është ngjitja në Superiore, por njëkohësisht ka kërkuar që të ketë disa ndërhyrje në skuadër.
“Objektivat? Shpresojmë të bëjmë mirë dhe atë që presin nga ne. Shpresojmë të gjithë bashkë të shkojmë aty ku na takon, në Superiore. Është e mundur, sepse duke punuar bashkë ia dalim. Vështirësi ka dhe kjo është eksperienca ime e dytë në këtë kategori. Është kampionat i fortë, i vështirë, por shpresojmë t’ia dalim.
Duke parë ekipin që do të krijojmë, mund të tentojmë të ecim larg në Kupë, por prioritet është kampionati.
Merkato? Kemi biseduar dhe vijojmë të flasim për të përmirësuar skuadrën. Jemi të varur nga ndonjë largim i mundshëm dhe duhet ta plotësojmë vendin që mund të lihet bosh. Kemi nevojë të përmirësohemi në pozicione të ndryshme”, u shpreh Lika.
Gjirokastra Online i uron suksese trajnerit Lika dhe Vllaznisë të ngjitet sa më lehte ne Superiore!