Tension në Ndeshjen Skenderbeu - Partizani, Tifozë me Gure hyjnë në Fushë

Kategoria Superiore fillon me superndeshjen Skënderbeu-Partizani, dy skuadra me shumë rivalitet të cilat kërkojnë me çdo kusht të fitojnë këtë sfidë për të treguar pretendimet e tyre reale për sezonin e ri.

Trajneri Orges Shehi ka zgjedhur që nga minuta e parë t’u besojë në këtë sfidë thuajse të gjithë emrave të cilët kanë kohë që janë pjesë e skuadrës korçare, me përjashtimin e vetëm Dejvi Bregun. Edhe pse vlonjati është më i fundit që iu bashkua korçarëve, ai pritet të jetë lideri i ri në fazën ofensive të skuadrës.

Ndërsa trajneri Gega ka vendosur që të mbajë në stol Mensah në fillimin e ndeshjes, duke aktivizuar Hebajn në majën e sulmit, me mbështetjen e Prognit dhe Asanit.