Luftëtari Vetëm 1 Pikë larg Europës - Syri tashmë te Vendi i tretë i një Partizani të Shpartalluar!
Nga 9 pikë që kishte llogaritur, Luftëtari mori 7 në 3 ndeshjet që luajti së fundi në Gjirokastër. Mundi Lushnjën dhe Laçin, por jo Teutën, ku u ndal në barazim pa gola. Megjithatë, skuadra e trajnerit Hasan Lika ia doli të ngjitet një shkallë në klasifikim.
Fitorja me Laçin solli parakalimin e gjirokastritëve ndaj kurbinasve. Europa është më e prekshme, por kuptohet që gjithçka do ta vendosin 7 javët e mbetura të kampionatit. Vendi i tretë, që mbahet nga Partizani, është vetëm 1 pikë larg.
Luftëtari i ka shanset që minimalisht të ruajë pozicionin aktual në fund të kampionatit, por mund të arrijë edhe vendin e tretë. Kalendari e favorizon, sepse shumicën e skuadrave të kreut, mes tyre edhe Partizanin, i pret në Gjirokastër.
Forma e lojtarëve është mjaft e mirë, siç tregoi edhe ndeshja e djeshme me Laçin, kështu që të gjithë besojnë se këtë sezon ëndrra e kupave të Europës do të realizohet.
Trajneri Lika besojnë shumë se do të finalizojnë me sukses një kampionat shumë të bukur dhe rezultativ. Kthehet në ndeshjen e ardhshme mesfushori Ramadani, i cili ishte i skualifikuar ndaj Laçit. Forma e mirë e sulmuesve bën që në Gjirokastër të jetohet që tani me ëndrrën europiane. / Vipsport.al