Luftëtari i Rënë Psikologjikisht - Pëson në Minutën e Fundit Humbjen e Rradhazi!
Mbyllet me humbje edhe sfida e dyte e Luftëtarit.
Luftëtari arrin i pari të shënojnë me ane te Vasil Shkurtaj për gjirokastritët në minutën e 44’.
Laçi hidhet në sulm menjehere ne pjesen e dyte dhe gjejne golin e barazimit në minutën e 71’ me anë të Shtubinës.
Per fat te keq ne minutat e fundit te pjeses se dyte Laçi shënon edhe golin e fitores me anë të Gjonit në minutën e 94′.
Luftëtari e mbyll ndeshjen gjithashtu me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Jackson.
Per trajnerin e Luftëtarit Milos Kostiç kjo nuk ishte ajo qe pritej. Duke e filluar sezonin e ri me humbjen e dytë radhazi dhe pikërisht në minutat e fundit, ai është shprehur se skuadra vuan shumë nga mungesa e alternativave dhe disa dëmtime të titullarëve.
“Nuk e kisha menduar kështu, nuk është starti që unë prisja. Jam i mërzitur nga dy humbjet. Ndryshe nga ndeshja e parë kjo e dytë ishte pak më ndryshe”,- u shpreh Kostiç.
Per teknikun slloven skuadra e Luftetarit ka zhvilluar ndeshje me nivel te mire dhe me rikthimin e lojtarëve titullarë skuadra do e tregojë veten.
“Në pankinë ne kemi shumë lojtarë të rinj. Është e vështirë kur na mugojnë shumë lojtarë titullar. U munduam të bëjmë diçka në pjesën e dytë. Kemi bërë dy ndeshje me nivel dhe më vjen mirë që skuadra është përballur me kurajo me kundërshatrët. Na mungojnë disa lojtarë dhe shpresoj që të rikthehen sa më shpejt”, – tha tekniku i Luftëtarit.
Kostiç i ka hedhur poshte pretendimet per justifikime nga problemet fizike dhe nxori ne pah se problemi më i madh i skuadrës së tij ka të bëj me anen psikologjike.
“Nuk mendoj se ne kemi probleme fizike, por unë mendoj se nga ndryshmet çdo skuadër do të vuante. Mendoj se lojtarët kanë vuajtur presion dhe jam i mendimit që situata tek është më shumë me kokën se sa me këmbë.