Këngëtarët e Botërorit me Era Istrefin në Krye flasin për Surpriza ditën Përmbyllëse!
Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam iu bashkuan drejtorit Felix Mikhailov në një konferencë shtypi dy ditë para përfundimit të Botërorit 2018 të FIFA-s në Rusi ™ dhe diskutuan pikëpamjet e tyre për Rusinë, finalet dhe me shume.
Era Istrefi
Sjellja e të gjitha kombësive nëpërmjet muzikës është e mahnitshme dhe unë ndihem e nderuar që jam këtu. Moska është një qytet i bukur. Njerëzit kanë qenë të ngrohtë dhe mikpritës.
Will Smith
Kjo është ngjarja më e madhe sportive në botë. Kur më kërkuan të bëhesha pjesë e saj, as nuk duhej të mendohesha fare për këtë. Kupa Botërore është një energji magjike globale. Më pëlqen të jem pjesë e saj.
Për mua, mendova se zjarri i Kroacisë dhe Rusisë ishte shumë i paharrueshëm. Portieri kroat ishte i mahnitshëm. Unë e dua Cristiano (Ronaldo). E dua atë djalë. Duke parë gjërat që ai bën dhe mënyrën se si ai ndërvepron me njerëzit, unë mendoj se ai ka shije dhe stil të pamasë.
Nicky Jam
Të bësh një këngë të Kupës së Botës është një ëndërr e vërtetë. Me të vërtetë jam shumë i lumtur që jam këtu, por jam shumë nervoz. Është kaq masiv.
Mund të ketë një surprizë në shfaqje: një koleg dhe një mik mund të na bashkohet, prandaj shikoni shfaqjen e mbylljes se botërorit!