Foto e rrallë/Ndeshje historike e volejbollistëve gjirokastritë me ekipin e"17 Nëntorit"

Nga vitet 1960 qyteti i Gjirokastres ka patur ekipe perfaqesuese ne kampionatet kombetare si ne volejboll, basketboll, futboll, atletike, mundje, shah, radioamatorizem, qitje etj.

Ekip i forte ishte dhe ai i volejbollit qe drejtohej nga Kristo Karanxha.

Ne vitin 1962 ekipi luante ne kategorine e pare dhe aktivizoheshin lojtare te nivelit kombetar qe ne foto nuk jane te panjohur si volejbolliste dhe profesionet qe kane ushtruar, mesues, ekonomiste por dhe ne zanate si marangoz etj.

Kjo foto tregon ekipin e volejbiollit para ndeshjes me ate te 17 Nentorit. Si i kujtoni volejbollistet e Gjirokastres ne ate periudhe dhe si perfundoi ndeshja me 17 Nentorin.

Vini ne prove kujtesen. Nuk bejme keq te “stervitemi”duke hedhur veshtrimin ne jeten sportive te Gjirokastres qe ne ato vite ishte e ngarkuar me emocione te medha per sportistet dhe tifozet qe keta mbushnin shkallet e drunjta te kendit te lojrave me dore ne Bashte te Teqese.