Vetem 3 hapa - Njeriu me vetebesimin me te larte ne bote, zbulon sekretin e suksesit!

Tony Robbins eshte nje nga inspiruesit dhe motivuesit me te famshem ne ditet e sotme, ku vet historia e jetes se tij flet me shembuj te shumte.

Ai nuk ka qene gjithmone nje i pasur sic eshte sot, por e nisi gjithcka kur ishte pa asnje kacidhe ne xhep.

“Kur vjen puna te flasim per shkencen e arritjes, ekzistojne 3 hapa kyc qe ju lejojne ju te arrini gjithcka qe deshironi,” – shkruan ai ne librin “I patundur”, tashme bestseller i New York Times.

1 – Hapi i pare eshte te eliminoni cdo gje tjeter dhe te perqendroheni vetem te ajo qe doni.

“Kudo ku shkon perqendrimi juaj, aty qarkullon edhe energjia juaj!” – thote Robbins.

“Kur ju e zhvendosni te gjithe perqendrimin tuaj ne dicka te cilen e deshironi apo vleresoni shume, kur ju nuk mund te rrini pa e patur mendjen gjithe diten aty, ky fokus me intensitet te larte rezulton ne nje deshire te zjarrte qe do ju ndihmoje te perfitoni ate qe ne rast te kundert do ishte e pamundur.”

2 – Hapi i dyte eshte te “hidheni ne aksion. Shume njerez kane endrra te medha por asnjehere nuk e marrin mundimin te fillojne.”

Pa dyshim do kete veshtiresi dhe mungese eksperience ne gjithcka por per te shpejtuar procesin, Robbins sugjeron nje studim nga afer te njerezve qe e kane arritur suksesin me pare:

“Duke studiuar modelet e duhura te roleve apo njerezve te cileve ju doni qe t’u ngjani, ju mund te mesoni brenda javes ate cka do ju duhej ta mesonit prej eksperiencave tuaja qe mund te zgjasin me dekada.”

3 – Dhe hapi final, “hapi i trete per te arritur gjithcka qe deshirojme eshte fisnikeria (Grace) – shpirti falenderues dhe dhurues,” – thote milioneri i bere vete. “Disa njerez e quajne fat, disa te tjere e quajne Zot”

Eshte forca udheheqese e jetes, thote ai: “Te kuptosh kete fuqi ju duhet te kuptoni se jete nuk eshte per mua – por per ne! Sa here qe beni dicka qe e tejkalon veten tuaj, ju merrni nje nivel tjeter botekuptimi. … Jeta eshte ne te vertete rreth krijimit te dickaje te kuptimte – dhe kuptimi nuk nuk vjen nga ajo qe merr; por vjen nga ajo cfare ti jep!”