Të Pathëna nga Jeta dhe Veprimtaria Artistike e Këngëtares të Shquar Gjirokastrite Juli Çenko - I jam Mirënjohëse Gjyshit tim Demo Çenko që më Hapi Rrugën e Këngës Polifonike të Qytetit tim te Dashur, Gjirokastrës!

Lidhja e kengetares Juli Çenko me kengen polifonike ne publik fillon me Festivalin Folklorik Kombetar te vitit 1983 ne Kalane e Gjirokastres ku ajo mori pjese ne ceremonialin e lindjes se djalit ne shtepine gjirokastrite me vargjet: ç’emer ti veme djalit-o moj neno….

Ishte e vogel atehere kur Gjirokastra mori Flamurin e Festivalit dhe ajo, bashke me grupin, kendoi ne Tirane. Ishte nga ditet me te gezuara te saj. Pjesemarrese me grupet e zgjedhura. Dhe  Gjirokastra si fituese e festivalit.

Nga femijeria ajo kujton se merrte pjese ne rrethet e shtepise se Pionierit dhe  mesuesi i muzikes Haxhi Selfo e aktivizoi ne koncertet e pioniereve. Shpejt ai zbuloi prirjen e saj, zerin e bukur me shpirt tek kenga polifonike.

Kete Juli e shpjegon me faktin se ajo rritej ne nje ambient ku kenga polifonike ishte ushqim per te gjithe pjesetaret e familjes se madhe Çenko me krye familjarin dhe kryekengetarin e polifonise gjirokastrite, gjyshin e saj Demo Çenko.

“ Ne shtepine tone çdo dite kendohej…. dhe une rrija atje afer te tavolina ku loznin domino dhe mbaja iso me pak ze…Jam shume shume e gezuar qe une si mbesa e pare dhe e madhe ne familjen Çenko e trashegova kengen qe e kane kenduar per vite me radhe dhe me shume pasion gjyshi dhe babai im…I jam mirenjohese gjyshit tim Demo Çenko qe kembenguli qe une te merrja pjese ne Festivalin Folklorik 1983. Gjyshi me hapi rrugen e kenges polifonike. Mbi te gjitha jam shume e gezuar qe per mua krenohen prinderit e mi, familja ime dhe dy djemte e mi. Dhe jam gjithashtu shume e lumtur qe me mirepresin me dashuri e me respektojne ne qytetin tim te lindjes dhe ne gjithe Shqiperine ( pasi duke marr pjese edhe ne dasma) jam bere si pjestare e shume familjeve shqiptare….”

Pas shkolles 8 vjecare, pjesemarrjes ne rrethin e grupit polifonik te shtepise se  pioniereve te qytetit, kengetarja Juli Çenko, nxenese ne gjimnazin “Asim Zeneli” ngriti ketu grupin e kenges polifonike per konkurimin midis shkollave te mesme.

Nga jeta ne kurbet, Juli Çenko kujton se beri dhe nje kenge malli per qytetin e saj Gjirokastren, aq e njohur dhe sot, kenge e vitit 2008, me titull” “ S’duroj dot moj Gjirokaster”.

Ja si e kujton historine e kesaj kenge:

Kenga eshte bazuar ne nje tekst qe ma kishte dhene babi im qe quhej :Kenga e ushtarit”.Nje ushtar qe kryente sherbimin ushtarak ne Gerhot thoshte: Nga Gerhoti kur te pashe Madheshtore ty te thashe”Qaj me lot moj Gjirokaster,  Qaj me lot…”. Kurse une si ne kurbet qe isha e bera: S’duroj dot…Kjo kenge eshte xhiruar tek avlia e Bashkise dhe tek sheshi i Çercizit ne dhjetor te 2008-es…Ne te gjithe karrieren time artistike kam patur ne radhe te pare mbeshtetjen morale nga bashkeshorti im…Kur bera kengen prinderve nuk ju thashe per t`jua bere surprise dhe , kur bashkeshorti im ju tha hapeni pak televizorin se tani do dali Juli, ata u habiten dhe kane qare nga gezimi…”.

Pas kesaj kenge ajo kendoi dhe shume te tjera, ne qytetin e saj e ne publik te gjere, qytete te medha Tirane, Durres, Vlore, Sarande, e mirepritur kudo.

Shume nga kenget e saj edhe kendohen nga te tjeret, nga familje qe mbledhen ne gezime apo dasma.

Ja disa prej tyre:

S’duroj dot moj Gjirokaster

Çupa per baban le koken

Baçevani

O limon e portokalle Kolazh dasme gjirokastrite

Kenga ma çel zemren

Magjia

Trendafil qe çmend dynjane

Kenget e vendit tim

Nje tjeter kolazh dasme me Arjan Shehun dhe se fundmi para 5 ditesh kenga e re: Bam e Bam kolazh dasme perseri me Arjan Shehu

Ka edhe shume kenge te tjera qe jane pjese e albumit te saj por qe ende nuk jane bere video klipe, ndersa kenga me titull” Gjuha shqipe Argjiro”eshte  video klipe.

Emrin e famen e madhe qe ka , ajo nuk e ndane nga mbeshtetja qe i ka dhene kengetari i shquar i polifonise gjirokastrite Arjan Shehu.

“ Arjani qe ne fillimin e karrieres time me kishte thene: deren time e ke te hapur dhe perkrahjen time do ta kesh gjithmone sepse edhe ne duhet ta dorezojme stafeten dhe aq me teper qe ti je mbesa jone..

Une ne te gjitha kenget qe kam bere inisiativen dhe perzgjedhjen e tematikes te kengeve e kam bere vet. Me Arjanin kemi diskutuar gjithmone. Parvjet realizuam kolazhin tone te pare te dasmes ne shtepine e Zekateve….

U mireprit jashte mase mire nga publiku dhe te gjithe qe me kane shkruar e kontaktuar mezi prisnin bashkepunim te ri Arjan dhe Juli

Dhe une gjeta ngrohtesine dhe vetveten ne kombinimin e zerit tim me ate te Arjanit qe eshte brilant”.

Me kengen e saj Juli Çenko ka shetitur mbare ne Shqiperi por dhe ne shume vende te botes, Greqi, Itali e Amerike, ne kete vend me koncerte ne kater shtete me kengetarin Petrit Lulo, e mirepritur dhe duartrokitur nga shqiptaret e diaspores te permallur per kengen polifonike te Gjirokastres.

Gjate kesaj veprimtarie serioze dhe mbreselenese per publikun ajo dhe eshte vleresuar. Ka marr nje titull ne festivalin e Vlores: Aulona International Folk Festival.

Ndersa ne Nentor 2019 Keshilli Bashkiak Gjirokaster e nderoi me titullin: “Qytetare Nderi e Gjirokastres”

Per planet e saj per vitin e ardheshem 2020 ajo shprehet:

” Endrrat e mija asnjehere nuk do mbarojne…Me kismet Zotit te jemi mire do vazhdoj pa u ndalur…Nuk rri dot une pa kenduar…Nuk kam faj une qe kengen e kam te mbrujtur ne gjak e ne deje…Kenga polifonike qe kishte humbur po ringjallet… me vjen mire qe jane krijuar grupe polifonike nga moshat e vogla.

Per mua kenga polifonike eshte kuptimi i jetes time… duke kenduar une lumturohem aq shume sa qe harroj sa vjeç jam…. kur kendoj them: lem o Zot te rroj….te kendoj…Ndihem si femije e lumtur… dhe duke qeshur ma thone te gjithe… edhe ne shtepi…

Po nuk e fsheh dot lumturine…!