Sot urojmë për Ditëlindjen Doktorin e njohur gjirokastrit Roland Karalli

Kur Roland Karalli doli doktor, ne Pazar te Vjeter dhe ne Pllake per te thoshnin: “ Tani kemi doktorin tone, doktorin e lagjes”.

Mburreshin per djalin e lagjes qe shpejt u be i njohur ne qytet e ne krejt rajonin e jugut dhe sot kur ka mbushur plot 70 vjec mijera paciente qe kane marre ndihmen e pare dhe sherbime ne vite i percjellin urime te ngrohta e te perzemerta per shendet, gezime e jete te gjate.

Pet afro 50 vjet ne ushtrtimin e profesionit Doktor Roland Karalli ndihet mire dhe i qete ne detyrat dhe misionin human ne mbrojtje te shendetit, zbulimin dhe mjekimin e semundjeve  ne roje te shendetit fizik e psqik te pacienteve.

Doktor Rolandi, i specializuar per kirurgjine, ushtrimin e profesionit e ka bazuar ne dijet dhe praktiken profesionale, te  mbeshtetur edhe ne ne traditen dhe pervojen e mjekeve te degjuar te Gjirokastres me te cilet ka punuar, ne ndergjegjen  dhe zbatimin e mjekesise bashkekohore.

Ndihmen si mjeke profesionist e ka dhene per te gjithe e ne cdo kohe, duke sakrifikuar edhe gjumin e nates, ne dispozicion te cdo pacienti dhe te aksidentuari; ka punuar me intensitet te larte  vecanerisht ne situate te jashtezakonshme sikunder pacientet kujtojne ndihmen qe kane marre gjate trazirave dhe pas vitit 97 te cilat i ka perballuar me koleget e tij duke u kthyer jeten dhe buzeqeshjen pacienteve dhe familjareve te tyre.

Mbi bazen e aftesive qe ka treguar si para dhe pas vitit 1990 eshte vleresuar dhe ne drejtim te institucionit.

Me shfaqjen e pandemise Covid 19 Gjirokastra mbeti disa muaj e e paster edhe si rezultat i rolit dhe ndikimit te tij e personelit qe drejtonte ne zbatimin e masave profilaktike.

Kontributi i doktor Rolandit mbetet i dukshem ne fushen e organizimit dhe drejtimit profesional e shkencor te jetes shendetesore te rrethit dhe rajonit, ne paraqitjen e temave ne veprimtari lokale, kombetare e nderkombetare me tematike sherbimi i kirurgjise, edukimi dhe pergatita e infermiereve te rinj ne auditoret e universitetit te Gjirokastres, kualifikimi i personelit ndihmes mjek ne spital etj.

Ne kete 70 vjetor te ditelindjes se tij, i urojme Dr. Rolandit shendet, gezime e jete te gjate !

gjirokastraonline