Sot Urojmë për Ditëlindjen Arkitektin Bexhet Çobani

 

Bexhet Çobani lindi ne fshatin Nepravishte dhe pas mbarimit te shkolles se mesme industriale ne Gjirokaster perfundoi studimet e larta per arkitekture ne universitetin politeknik te Tiranes.

Ne vite ka bashkerenduar punen krijuese me projekte ne fushen e arkitektures dhe zbatimin e tyre, rrugetim i lodhshem po i mbushur me eksperienca, pasion dhe sadisfaksion per te arritur ne realizimin e cdo objekti funksionale dhe te bukur estetikisht.

Bexhet Cobani ka treguar aftesite edhe ne fushen e administrates, ne administrimin e puneve te qytetit te Libohoves ku per disa vite me radhe ka qene dhe kryetar i Bashkise .I lidhur ngushte me jeten dhe problematiken sociale te qytetit, ka ndikuar ne permiresimin e infrastruktures dhe permiresimin e jetes se banoreve, ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave te objekteve monumente kulture. Eshte kujdesur qe Libohova te kthehet ne nje vend turistik dhe per kete ka punuar per promovimin e historise dhe kultures se saj,ka bere studime dhe ka ndihmuar ne promovimin e figurave historike te qytetit, studime per zhvillimin ekonomik dhe burimet e shfrytezimit te tyre per sot dhe ne perspektive, per traditat dhe kulinarine e njohur te Libohoves etj.

 

I lidhur ngushte me jeten , historine dhe kulturen e banoreve te fshatit te tij, ka mbeshtetur realizimin e nje dokumentari qe percjelle vlerat edhe ne mikepritje, bujari, tradite ne punen ndertimore te te pareve, evidentimin e figurave te shquara te Nepravishtes me kontribute kombetare.

Disa vite Bexhet Çobani ka qene edhe Drejtues i Zyres rajonale te monumenteve ne Gjirokaster ku vec puneve administrative eshte marre edhe me studime e ndricimin e vlerave te objekteve monumente kulture se bashku me te ndjerin arkeologun e njohur Vladimir Qirjaqi.

Eshte nga ideuesit,kerkuesit dhe mbrojtesit pasionant per rifunksionimin e aerodromit te Gjirokastres.

Merret dhe me veprimtari politike dhe shoqerore dhe, mbi te gjitha, nuk braktis arkitekturën, ajo i jep gezim dhe frymezim.

Gezuar Ditelindjen! Jete te Gjate e te Lumtur!