Sot Urojmë për Ditelindjen Aktorin e Njohur Gjirokastrit Nikolla Llambro

Sot Urojme per Ditelindje Aktorin e Njohur Nikolla Llambro

Aktori i njohur Nikolla Llambro lindi ne fshatin Kardhikaq te Delvines me 1 Mars 1948 po u rrit ne Gjirokaster ku dhe zhvilloi veprimtarine e tij si artist i skenes se teatrit dhe filmit.

Teatri profsionist “ Zihni Sako” ishte skena e pare nga viti 1974 ne vazhdim per vite me radhe me realizimin e dhjetra roleve ne dramat e vendosura ketu nga regjizori Bernard Kokalari.

E nisi aktivitetin artistik me rolin e tellallit ne dramen “Kohë lufte” per te vazhduar me pas ne rreth 70 role ne drama dhe filma artistike duke perfshirte ketu edhe pjesemarrjen e tij ne filma te kinematiografise greke si ne filmin “Maria” te regjizorit grek Thanasis Sarantos, prezantuar ne Festivalin e Katert Ballkanik te Filmit dhe Kulinarise ne Pogradec.

Kujtojme pjesemarrjen tij ne disa filma, ne rolin e Zeman Mashkullorës te “Liri a vdekje”, te partizanit Gaqo tek ‘Nata e pare e Lirise”, te Mato Grudës në dramën “Njeriu me top”, ne filmin “Koncert në vitin 1936” etj.

I suksesshem ka qene dhe ne filmin” Agon”te regjizorit Robert Budina ne rolin e nje pensionisti, xhiruar ne Shqiperi dhe Greqi me aktore shqiptare dhe greke.

Pas vitit 1990 aktori Nikolla Llambro bashke me familjen u largua nga Gjirokastra dhe prej vitesh banon ne Athine i pa ndare nga veprimtaria artistike, me pjesemarrje ne filma si dhe organizator e ideues i aktiviteteve me karakter artistike kulturore me komunitetin shqiptar te Athines. Aktivizohet gjithashtu edhe ne jeten e shoqatave te shqiptareve te merguar ketu si me shoqaten “Jeta “ etj.

Jeta dhe veprimtaria artistike ne teater dhe ne film e aktorit te njohur Nikolla Llambro ne dy vende, Shqiperi dhe Greqi, pasqyrohet edhe ne nje dekumentar te realizuar nga regjizorja e njohur Eli Bici.

I urojme Nikolles Gezuar Ditelindjen, Jete te Gjate e Te Lumtur!